Xhihadistët shkatërrojnë Hatran, objektet e shekullit të tretë para Krishtit

Publikuar tek: kulture-art, më 16:32 07-03-2015 Xhihadistët shkatërrojnë Hatran, objektet e shekullit të tretë para Krishtit Statuje ne Hatra

Pas muzeut në Mosul dhe shkatërrimit dhe rrënojave të qytetit antic të Nimrud, Isis ka filluar të shkatërrojë edhe ato çfarë kanë mbetur në Hatra, qyteti antik 100 kilometra në jug të Mosulit, i themeluar në shekullin e tretë para krishtit nga dinastia e Seleucidi. Këtë e deklaron një drejtues i Partisë Demokratike të Kurdistanit, Said Mamuzini. Sipas tij, para se të fillonin shkatërrimin, xhihadistët kanë marrë të gjitha monedhat e arit dhe argjendit që ishin në ruajtje pranë muzeut lokal. 

Pas themelimit nga ana e Seleucidi, dinastia që vinte si trashëgimni e tokave të marra nga Alessandro Magno, u bë në shekullin e parë dhe të dytë para krishtit një qendër e madhe komerciale dhe religjioze. Më pas u kthye në kryeqytetin e mbretërisë së parë arabe, që u përpoqën ta marrin persianët dhe romanët, përpara se të pushtohej nga trupat e perandorisë persiane në vitin 240 të erës kristiane. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gabriel Garko vjen në Tiranë, newsbomb.al zbulon detajet
"Restaurohet" shtatorja e Nënë Terezës, mbështillet me plasmas »
Article Logic
Execution time: 0.02040696144104
array(1) { ["section"]=> string(80) "xhihadistet-shkaterrojne-hatran-objektet-e-shekullit-te-trete-para-krishtit-5245" }