Xhindi: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 09:19 03-07-2015 Xhindi: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë Nevila Xhindi, nënkryetare e bashkisë Tiranë

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi nëpërmjet një dalje për shtyp ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Xhindi tha se për Ramën është më e rëndësishme të bllokojë punën e kryetarit të Bashkisë Basha, ndërsa u bëri thirrje këshilltarëve të majtë në bashki të shmangin sipas saj, urdhërin e dhënë nga Rama për shtatoren.

“Refuzimi është thjesht një alibi për të mos lejuar shtatoren e Ibrahim Rugovës në Shqipëri. Shtatorja e presidentit të parë të Kosovës i bën nder qytetit të Tiranës por për Ramën është më e rëndësishme të bllokojë punën e Bashës.

Bashkia e Tiranës i bën thirrje këshilltarëve të shmangin urdhrin politik të Edi Ramës për të vendosur shtatoren e Ibrahim Rugovës”, tha Xhindi në deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi i Ramës me 61 kryebashkiakët, s’bien dakort të PD-së. Frrokaj: Do shkoj. Mziu: Unë jo
Meta mbledh kryesinë: Rezultatin e Pogradecit s’mund ta pranojmë, zhgënjyes. Riorganizim i LSI »
Article Logic
Execution time: 0.018171072006226
array(1) { ["section"]=> string(78) "xhindi-rama-nuk-lejon-vendosjen-e-shtatores-se-ibrahim-rugoves-ne-tirane-15249" }