‘Xhiro 2 deri në 5 milion lekë’, Drejtoria e Tatimeve nxjerr VIDEON për bizneset dhe ka diçka për të sqaruar

Publikuar tek: ekonomi, më 09:01 10-09-2018 ‘Xhiro 2 deri në 5 milion lekë’, Drejtoria e Tatimeve nxjerr VIDEON për bizneset dhe ka diçka për të sqaruar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë

Person Juridik, quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi;Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 2 deri në 5 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Qizlhi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhën e re 10 mijë lekëshe, ja simbolet që do ketë
»
Article Logic
Execution time: 0.010013103485107
array(1) { ["section"]=> string(112) "xhiro-2-deri-ne-5-milion-leke-drejtoria-e-tatimeve-nxjerr-videon-per-bizneset-dhe-ka-dicka-per-te-sqaruar-133796" }