'Xhiro mbi 8 milion lekë', Tatimet nxjerrin videon: Ja taskat që duhet të paguani

Publikuar tek: ekonomi, më 09:48 24-09-2018 'Xhiro mbi 8 milion lekë', Tatimet nxjerrin videon: Ja taskat që duhet të paguani

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik mbi 8 milionë:

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.

Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar : TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Do0Q6v

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj publikon shifrat: Të ardhurat në buxhet nga lojërat e fatit janë dyfishuar
»
Article Logic
Execution time: 0.024908065795898
array(1) { ["section"]=> string(84) "xhiro-mbi-8-milion-leke-tatimet-nxjerrin-videon-ja-taskat-qe-duhet-te-paguani-135380" }