Xhisiela përballet me djalin e deputetit të PS, ja ku u arrestua Rexhep Rraja

Publikuar tek: barometri, më 08:28 01-10-2018 Xhisiela përballet me djalin e deputetit të PS, ja ku u arrestua Rexhep Rraja

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Rexhep Rrajas, djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, i cili ushtroi dhunë ndaj Xhisiela Malokut.

 

Burime ekskluzivisht për Newsbomb.al kanë treguar se arrestimi i Rexhep Rrajas ka ardhur si rrjedhojë e një sërë procedurash në funksion të hetimit dhe jo si pasojë e presionit publik.

Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Rinas, ndërsa vendimi për masën arrest me burg është dhënë ditën e djeshme nga gjykata e Krujës.

Prokuroria përmes një procesi të gjatë hetimesh ka bërë akt ekspertimet e telefonave të viktimës dhe të autorit nga tabulatet telefonike, si dhe përgjimet ambientale.

Gjithashtu në funksion të hetimit, në prokurori janë bërë disa herë ballafaqime mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajas.

Vajza është thirrur disa herë në prokurori për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen, duke marrë parasysh edhe gjendjen e saj të ngarkuar emocionale, pasi burimet bëjnë me dije se ka patur edhe halucinacione.

Prokurorja e çështjes Mirela Kapo, për shkak të gjendjes së vajzës është munduar që këtë të fundit ta thërrasë sa më pak në ambientet e prokurorisë.

Ndërkohë që vajza është kujdesur disa herë të thotë në dëshminë e saj se është rrahur por jo përdhunuar.

Gjithashtu gjatë hetimeve janë marrë në shqyrtim edhe profilet e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajas në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032504081726074
array(1) { ["section"]=> string(83) "xhisiela-perballet-me-djalin-e-deputetit-te-ps-ja-ku-u-arrestua-rexhep-rraja-136172" }