Xhudisti egjiptian refuzon t’i japë dorën kundërshtarit izraelit, shpërthejnë spektatorët (Foto)

Publikuar tek: sport, më 15:29 12-08-2016 Xhudisti egjiptian refuzon t’i japë dorën kundërshtarit izraelit, shpërthejnë spektatorët (Foto)

Qindra spektatorë kanë thirrur kundër veprimit të xhudistit egjiptian Islam El Shehaby i cili refuzoi t’i japë dorën kundërshtarit të tij gjatë Lojërave Olimpike të Rios, xhudistit izraelit Or Sasson.

Gjatë ditës së djeshme El Shehaby ka ndjerë një presion të madh nga egjiptianët të cilët komentonin në rrjetet sociale duke i kërkuar të mos ndeshej me xhudistin izraelit. Disa egjiptianë shkruanin në profilin e xhudistit të tyre se “nëse humbet do turpërosh të gjithë myslimanët dhe islamin”.

Scrdfg444gsdot_1.jpg

Megjithatë El Shehaby ka pranuar të ndeshet me izraelitin Sasson por ka refuzuar t’i japë dorën, çka ka irriturar qindra spektatorë të pranishëm në ndeshje.

Scrsdf34333nshot_1.jpg

Sasson e mundi El Shehabyn me dy hedhje duke marë një fitore automatike. Gjyqtari e urdhëroi El Shehabyn të shkonte në cep dhe të përkulej për të përshëndetur por ai vendosi të përshëndesë lehtësisht me kokë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekordi i çmendur i notarit amerikan përballë atij të Shqipërisë. Dhe Lindita Nikolla po e ndjek nga afër
Luiza Gega është gati, ja mesazhi emocionues një ditë para garës »
Article Logic
Execution time: 0.02345609664917
array(1) { ["section"]=> string(99) "xhudisti-egjiptian-refuzon-t-i-jape-doren-kundershtarit-izraelit-shperthejne-spektatoret-foto-49557" }