“Xhudistja më e mirë në botë”, fjalët emocionuese të Majlinda Kelmendit

Publikuar tek: sport, më 22:43 27-08-2017 “Xhudistja më e mirë në botë”, fjalët emocionuese të Majlinda Kelmendit

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë. Majlinda Kelmendi ka falënderuar Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë për të thënë. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”,është shprehur Kelmendi.

Gjithashtu Majlinda nuk ka harruar pa falënderuar trajnerin e saj Driton Kuka dhe dy vëllezërit për mbështetjen.

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017378807067871
array(1) { ["section"]=> string(74) "xhudistja-me-e-mire-ne-bote-fjalet-emocionuese-te-majlinda-kelmendit-90369" }