Xhufi:Shtyllat e energjisë në Koman, si t’i ngresh mes Butrintit

Publikuar tek: kulture-art, më 09:33 27-01-2015 Xhufi:Shtyllat e energjisë në Koman, si t’i ngresh mes Butrintit Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi kundërshton ngritjen e 4 shtyllave të linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë, në mes të Komanit.

“Më duket një sakrilegj, një përdhosje që u bëhet historisë, kulturës dhe ndërgjegjes shqiptare të gjithsecilit prej nesh. Imagjinoni dot të ngrihen linja të tensionit të lartë mbi rrënojat e Apollonisë apo Butrintit. E pra, ata që me lehtësinë më të madhe duan të ngrenë dinozaurët e shek. XXI mbi kalanë e Dalmacës në Koman, do ishin të parët që do thërrisnin “Jo”! Apollonia, Butrinti, Durrësi janë sipas tyre, një ‘’pasqyrë e Shqipërisë evropiane, dëshmi të mpikjes sonë me qytetërimin greko-romak. Po Komani? Jo, Komani dhe kultura e tij i përkasin një Shqipërie ‘’primitive’’, që duhet harruar, që duhet mbuluar maker edhe me litarët elektrikë të ‘’bashkimit kombëtar”, ka thënë ai për Gazetën Shqiptare.

Ndërtimi i këtyre shtyllave është kundërshtuar prerë edhe nga Forumi I Trashëgimisë Kulturore. Shkak është projekti më i fundit i qeverisë për të kaluar në këto zona të rralla të trashëgimnisë kultore e historike, linjat 400-kilovoltëshe të tensionit të lartë që lidhin Kosovën me Shqipërinë.

“Ministria e Kulturës duhet të rishohë vendimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, vendim që u mor në datën 12.12.2014. Aq më tepër që në këtë mbledhje, nuk ka qenë pjesa dërrmuese e arkeologëve që e njohin problematikën dhe mund të kishin dhënë mendim të specializuar. Duhet thënë se përpara se KKA të miratonte këtë project, ministria duhet ta kishte shpallur zonë të mbrojtur këtë vend, për shkak të rëndësisë së saj” tha Anila Basha, bashkëkryetare e forumit për Trashëgimninë.

Gjergj Bojaxhiu, drejtuesi i këtij Forumi, tha se këto linja nuk kanë ndonjë urgjencë. “Ministria e Kulturës nuk mund të flasë për kostot e projektit. Ministria e Kulturës duhet të argumentonte me forcë mbrojtjen e këtyre vendbanimeve. Nuk mundet që kjo ministri të flasë me argumentet e ministrisë së Energjetikës” tha Bojaxhiu gjatë konferencës për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë Demis Roussos
Ndahet nga jeta vokalisti i Djemve të Detit »
Article Logic
Execution time: 0.028932809829712
array(1) { ["section"]=> string(68) "xhufi-shtyllat-e-energjise-ne-koman-si-t-i-ngresh-mes-butrintit-1583" }