“Xhuli kaçurrelsja ulej gjithmonë në bankën e parë” , flasin shoqet e Xhulieta Çunit: Po kërkonte që…

Publikuar tek: aktualitet, më 07:34 14-06-2018 “Xhuli kaçurrelsja ulej gjithmonë në bankën e parë” , flasin shoqet e Xhulieta Çunit: Po kërkonte që…

Më datë 8 qershor, Xhuljeta Çuni, do të zhvillonte provimin e Letërsisë, nëse Xhafer Mata nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, teksa ishte nisur për t’iu nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore.

Ndërsa ditën e djeshme maturantët në të gjithë vendin zhvilluan provimin e Matematikës. Në shkollën “Qemal Stafa”, ndihej mungesa e saj dje, si vajzë dhe nxënëse e shkëlqyer me të cilën shoqet e klasës konsultoheshin para çdo provimi.

“Xhuljeta ishte një nga njerëzit më gazmorë të klasës, ishte ajo që na ndihmonte gjithmonë për të arritur objektivin tonë për një notë të mirë. Ka qenë një ndër vajzat më të dashura. Ne i thërrisnim gjithmonë Xhuli kaçurrelse që rrinte gjithmonë në bankën e parë”, tregojnë shoqet e saj për TCH.

Një nga mikeshat më të ngushta të saj, që e njeh që në shkollën 9-vjeçare, Xhuljetën e ndarë nga jeta ende pa e nisur atë, rrëfen bisedën e fundit më 7 qershor, 1 ditë përpara vdekjes.

“Po kërkonte një uniformë për diplomimin dhe mbrëmjen e maturës, ku nuk do të arrijë dot që të marrë pjesë”, thotë ajo.

Por, sa i takon jetës së saj personale, shoqet thonë se Xhuljeta ishte natyrë e mbyllur dhe se nuk fliste për marrëdhëniet me djemtë. Vajzat thonë se gjithçka që dinin për të lidhej vetëm me shkollën.

“Nëse do e dinim ndoshta do të bënim diçka, por tani është vonë”, thonë ata.

Ndërkohë, lidhur me hetimin që nisi për kallëzimin që Xhuljeta deponoi në komisariatin numër 3, reagoi edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili thotë se efektivët që trajtuan rastin nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, ja si pritet të jetë sot
I mbuluar nga gjaku theu xhamat e bizneseve dhe shkatërroi makinat,  ja çfarë ka ndodhur me durrsakun (DETAJE-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016235113143921
array(1) { ["section"]=> string(102) "xhuli-kacurrelsja-ulej-gjithmone-ne-banken-e-pare-flasin-shoqet-e-xhulieta-cunit-po-kerkonte-qe-124305" }