“Yes We Can” për sloganin e Obamës ndikoi bashkëshortja, Michele

Publikuar tek: bota, më 14:10 24-02-2015 “Yes We Can” për sloganin e Obamës ndikoi bashkëshortja, Michele Gjate intervistes me Amampur ne CNN

Për herë të parë CNN nëpërmjet intervistës me David Axelrod, këshilltar i Presidentit Barak Obama në fushatat electorale, zbardh faktin se për idenë e Axelrod të sloganit të fushatës “Yes We Can” ka qenë Michele Obama, zonja e parë që ka ngulmuar. 

Në intervistën me Kristian Amampur në CNN David Axelrod që tashmë po këshillon në Britaninë e Madhe Ed Millibandin për laburistët, tha se gjithçka filloi në fushatën e vitit 2004 ku Obama kandidonte nga Ilinois për Senatin Amerikan. “Atë slogan e bëra sepse e ndjeva. Mendova se tregonte shpirtin e fushatës, që ishte rreth asaj shprehjes “ne” dhe jo “ai”. Ishte rreth optimistes në kohën që njerëzit ishin pesimistë dhe cinikë. Dhe ne flisnim për atë që mund të bënim bashkë. Dhe unë propozova këtë slogan. Ai bëri një grimasë mosprovimi dhe m’u duk se më pushoi zemra, sepse e doja atë slogan. Por ishte më pas Michele Obama që qëndronte ulur në një karrige dhe ai u kthye dhe e pyeti. Ajo e bindi se ishte më mirë për të, që të vazhdonim përpara jo vetëm për atë fushatë por edhe për të tjerat”, thotë këshilltari Axelrod që sapo ka nxjerrë edhe një libër për 40 vitet e karrierës me politikën.

Aktualisht Axelrod po punon me laburistët. Mediat britanike po ngrenë pyetjet nëse ai mund të arrijë një fushatë “Yes He Can” me Ed Milliband për zgjedhjet në Britaninë e madhe.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29970479011536
array(1) { ["section"]=> string(66) "yes-we-can-per-sloganin-e-obames-ndikoi-bashkeshortja-michele-4295" }