Yjet e Hollivudit që kanë kaluar të paktën një natë në burg

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:47 31-07-2016 Yjet e Hollivudit që kanë kaluar të paktën një natë në burg

Askush nuk është mbi ligjin, e kjo thënie patjetër që vlen edhe për yjet e Hollivudit, disa prej të cilëve e kanë kaluar të paktën një natë në burg, pasi kanë shkelur ligjin.

Bruno Mars

Bruno Mars mund të ketë një zë engjëlli, por mesa duket që ai nuk sillet gjithmonë si një engjëll! Në vitin 2010, Mars ishte arrestuar në Hotelin ‘Hard Rock’ në Las Vegas, pasi i ishte gjetur kokainë. Dyshimet fillimisht kishin lindur pasi ai ishte futur në banjo dhe kishte vonuar të dilte. Ai ishte mbajtur disa orë në burg para se t’i caktohej data e gjyqit dhe të lirohej. Në gjykatë ai ishte shpallur fajtor për përdorim të kokainës, megjithatë ishte dënuar me kusht. 

bruno_mars.jpg

Paris Hilton

Nuk është sekret fakti që Paris Hilton është një vajzë e ahengjeve, pasi bukuroshja bionde ka kaluar shumë net e dehur në klube të natës, e rrethuar me drogë e alkool.

Gjithsesi, reputacioni i mbiemrit të saj ka bërë që ajo shpeshherë të lirohet krejtësisht, e nganjëherë të marrë dënime shumë më të buta. Në një rast në vitin 2007, Hilton ishte dënuar me 45 ditë burg pasi ishte kapur duke drejtuar makinën nën ndikimin e substancave të palejuara, megjithatë 23 ditë më vonë ajo doli e lirë nga burgu. 

paris1.jpg

Lindsay Lohan

Lindsay Lohan është shembulli më i mirë se si një person mund të shkatërrohet nga përdorimi i substancave të ndaluara. Ajo, gjatë jetës së saj, është arrestuar plot 15 herë dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mbajtja e drogës, drejtim mjeti nën ndikimin e substancave të palejuara, ndjekja e njerëzve në rrugë, etj. Gjithsesi, të gjitha këto bëjnë që Lohan të jetë njëra nga të famshmet që ka qenë më shpesh në burg.

lindsi3.jpg

 

Winona Ryder

Kur flitet për Winona Ryder-in shumë pak njerëz mund ta besojnë që ajo është në gjendje ta shkel ligjin, mirëpo, siç duket, përshtypja të mashtron. Në vitin 2001, Ryder ishte zënë duke vjedhur në një dyqan në Beverli-Hills dhe përkundër faktit që nuk ishte mbajtur në burg më gjatë sesa kohën që e kishte kaluar në paraburgim, ajo nuk kishte kaluar pa u dënuar. Ryder ishte dënuar me tri vjet lirim me kusht, me mbikëqyrje, 480 orë shërbim në komunitet. 

winona.jpg

Matthew McConaughey

Matthew McConaughey është një aktor i suksesshëm amerikan, që është bërë i famshëm kryesisht falë rolit të luajtur në filmin legjendar “Dazed and Confused”. Në vitin 1999, McConaughey i kishte kaluar nëntë orë në burg. Gjithçka kishte nisur kur një fqinj i tij në Ostin të Teksasit e kishte telefonuar policinë për t’i lajmëruar se po dëgjonte zëra të llahtarshëm nga apartamenti fqinj. Kur policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes ata kishin gjetur McConaughey-n dhe një shok të tij, nën ndikimin e marihuanës.

mateh.jpg

Mischa Barton

Mischa Barton njihet për rolin e Marissa-s të luajtur në “The OC”, megjithatë, prej asaj kohe deri më tani ajo ka arritur ta ndërtojë reputacionin e saj edhe me role tjera. Gjithsesi, në vitin 2007, një vit pasi që ishte vrarë personazhi i saj në serinë televizive, ajo ishte arrestuar pasi që ishte ndalur nga policia kur po drejtonte makinën nën ndikimin e substancave të palejuara. 

mischa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.42170906066895
array(1) { ["section"]=> string(65) "yjet-e-hollivudit-qe-kane-kaluar-te-pakten-nje-nate-ne-burg-48285" }