Ylli Dylgjeri: Fiksi e kaloi “Gay test”. Bashkëpunëtori i Top-it e ofendon ndërsa AMA...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 06-09-2016 Ylli Dylgjeri: Fiksi e kaloi “Gay test”. Bashkëpunëtori i Top-it e ofendon ndërsa AMA...

Bëri një bujë të jashtëzakonshme puthja në buzë e dyshes prezantuese të Fiks Fare. Puthja “live” ngjalli valë reagimesh në rrjetet sociale nga personazhe  të njohur për publikun.

Gazetari Ylli Dylgjeri si gjithnjë këtë situatë e trajtoi me notat e tij të ironisë e humorit.

“Fiks Fare sonte e kaloi me sukses Gay Test...”, shkroi gazetari që zgjoi reagimin edhe të një prej bashkëpunëtorëve të Top Channel, Ermir Topit.

Përgjigjia e Topit ka konotacion fyes ndaj gazetari thotë se ka preferuar mos reagojë për mos t’i humbur kështu vlerat debatit kontstruktiv virtual.

“Zotërinj Dylgjerë. Prezantuesit e Fiks Fare nuk janë dylberë”, shkroi Topi.

Nga ana tjetër Autoriteti i Medias Audiovizive ende nuk ka reaguar për këtë, ndonëse sipas burimeve të newsbomb.al, edhe qytetarët e thjeshtë kanë shprehur pranë AMA-s shqetësimin e tyre për puthjen në orën 20:30 mes dy djemve moderatorë.

Kujtojmë se më herët, AMA ka gjobitur drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani për puthjen me një prej të ftuarave të tij ndërsa ende nuk dihet se çfarë masash do marrë për Top Channel e Fiks Fare.

AMA pritet të mblidhet sot dhe sipas burimeve të neësbomb.al, në mbledhje do të ngrihet edhe shqetësimi i asaj çfarë ndodhi mbrëmë.

ddd.png

ermiiiii.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.41638994216919
array(1) { ["section"]=> string(87) "ylli-dylgjeri-fiksi-e-kaloi-gay-test-bashkepunetori-i-top-it-e-ofendon-ndersa-ama-52041" }