Ylli i Inspektoriatit të Punës: Gjetëm pa sigurime 380 vetë në një muaj, i futëm në skemë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:34 27-08-2015 Ylli i Inspektoriatit të Punës: Gjetëm pa sigurime 380 vetë në një muaj, i futëm në skemë Ne nje nga vizitat e drejtorit Ylli ne bizneset private

Dritan Ylli, drejtori i Shërbimit të Punësimit, bën një përmbledhje të punës së degëve në varësi të tij nëpër rrethe dhe thotë se gjatë verës, nga inspektimet në zonat turistike, janë gjetur të pasiguruar 380 punonjës. 

“Këta janë gjetur vetëm gjatë muajit korrik, në bregdet dhe në zona të tjera turistike të vendit. Tashmë në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore janë 275 punonjës më shumë, duke u dhënë atyre dinjitetin që ju takon. Punë e mirë e inspektorëve të punës sidomos në Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Korçë…Puna vijon edhe në kuadrin e aksionit kombëtar të qeverisë në luftën kundër informalitetit për të vendosur në skemën e sigurimeve edhe punonjësin më të fundit” thotë Dritan Ylli.

Shqetësimi i punëtorëve që nuk paguajnë sigurime shoqërore, ka qenë ndër pikat kryesore që është premtuar në programin e qeverisë, që kur e majta erdhi në pushtet në 2013. Gjithsesi vlerësohet se ende shumë informalitet në tregun e punës. Drejtori Ylli nuk ka thënë nëse janë vënë gjoba për bizneset që nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor apo jo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046936988830566
array(1) { ["section"]=> string(93) "ylli-i-inspektoriatit-te-punes-gjetem-pa-sigurime-380-vete-ne-nje-muaj-i-futem-ne-skeme-19323" }