Ylli Manjani: Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, mos bëni analogji me '97-ën

Publikuar tek: politike, më 14:18 23-04-2016 Ylli Manjani: Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, mos bëni analogji me '97-ën

"Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, pasi ai njihet për shprehje të tilla bombastike". Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste dhënë për Turjan Hyskajn në emisionin Oktapod. Por pavarësisht "të qeshurës" për deklaratën e ish-kryeministrit, kreu i drejtësisë u shpreh se analogjia e këtij qëndrimi me vitin '97 nuk duhet bërë as për shaka.

Lidhur me ngërcin e ri politik që është krijuar pas arrestimit të Emiljano Shullazit, Manjani theksoi se situata është e rëndë, por në fund, sipas tij, rëndësi ka cfarë thonë institucionet dhe jo politika. Kjo e fundit, në këndvështrimin e ministrit, nuk rresht së tentuari për të marrë pikërisht rolin e institucioneve. Përsa i përket një lloj dualiteti që shprehur në media, mes prokurorisë dhe policisë, për arrestimin e Shullazit, Ministri i Drejtësisë u shpreh prerazi se cdo shtetas në Shqipëri ndiqet penalisht vetëm me urdhër të prokurorisë dhe policia qëndron në varësi të prokurorisë për këtë procedurë. Gjithcka tjetër, sipas Manjanit, është vetëm diskur politik.

Ministri i Drejtësisë ka ashpërsuar tonet për kërcënimin që iu bë tashmë rektorit të ri të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, duke e konsideruar ndërhyrjen e krimit në institucionet e dijes, si ngjarje shumë të rëndë. "Vetëm për këtë cënim të vendit ku të rinjtë arsimohen, gjithkush duhet të marrë një ndëshkim shembullor dhe shumë të lartë"- është shprehur Manjani.

Përsa i përket reformës në Drejtësi, ministri përsëriti se ajo mund të bëhet vetëm me konsensus të të gjitha palëve. Sipas Manjanit, vonesat e krijuara, janë thjesht taktika politike që vetëm e vonojnë procesin.

Ndërsa në pjesën "më pak formale" të emisionit Oktapod, në rubrikat e tij, Manjani pranoi se nuk pendohet për ato që ka thënë për kryeministrin Rama, kur LSI ishte aleate me PD. Përsa i përket fillimeve të karrierës së tij dhe thirrjes si shef kabineti i kryeministrit Fatos Nano, Manjani u shpreh se Universiteti i Nanos ka nxjerrë shumicën e politikanëve, të cilët duhet t'ia dinë për nder ish kryeministrit.

I njohur si tifoz "i zjarrtë" i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, Manjani bëri batutë kur u ngacmua nëse do ta linte mbledhjen e qeverisë, nëse luante skuadra gjermane: "Unë kam edhe 2 zëvendësministra"- u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nxehet Basha dhe shkruan disa fjalë për Ramën këtë të shtunë
Blushi e Hafizi nuk presin, pavarësisht Asamblesë nisen drejt Peshkopisë për të folur me strukturat »
Article Logic
Execution time: 0.030839920043945
array(1) { ["section"]=> string(93) "ylli-manjani-deklarata-e-berishes-nuk-duhet-marre-seriozisht-mos-beni-analogji-me-97-en-38473" }