Ylli Manjani deklaron: Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste, ta vlerësojmë seriozisht

Publikuar tek: politike, më 11:40 19-11-2015 Ylli Manjani deklaron: Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste, ta vlerësojmë seriozisht Ylli Manjani, minister i Drejtesise

Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë për mediat është shprehur se Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste  por njerëzit nuk duhet të tremben por duhet ta vlerësojnë realisht dhe të jenë vigjilentë.

“Çështja e terrorizmit është globale nuk është çështje deklaratësh as për tu nënvlerësuar.

Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh... Duhet ta vlerësojmë realisht jo për të trmebur për të vazhduar jetën normalisht. Edhe perëndimi po e shikoni që ka vështirësi...”, tha ndër të tjera Manjani sa i takon rrezikut që i kanoset Shqipërisë.

Ministri foli edhe për ish drejtorin e burgut të Drenovës të shkarkuar dje duke pohuar se do e shkarkonte për “çështje të tjera “ edhe para daljes së filmimeve flagrante e abuzive në emisionin ivestigativ “Fiks Fare”.

“U bëj thirrje nënpunësve shërbeni se nuk ka rrugë tjetër”, tha ministri ndërsa shprehu mirënjohjen e tij edhe për deklaratën “bombë”  të ambasadorit amerikan Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha në Kuvend: Ku ndodhet Rama? Përgjigjen ia jep nënkryetarja Leskaj ndonëse bën një lapsus
Edi Rama mungon në Kuvend, por kalon një paradite ‘’Të plotë’’ me Erdoganin në Turqi »
Article Logic
Execution time: 0.017215967178345
array(1) { ["section"]=> string(101) "ylli-manjani-deklaron-shqiperia-mund-te-jete-objekt-sulmesh-terroriste-ta-vleresojme-seriozisht-25788" }