Ylli Manjani në zyrën e Ramës: Kushdo që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm

Publikuar tek: politike, më 16:08 09-11-2015 Ylli Manjani në zyrën e Ramës: Kushdo që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm

Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ka nxitur një sërë lëvizjesh dhe takimesh të krerëve të qeverisë gjatë ditës së sotme.

Pak më parë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama. Meta ishte i shoqëruar nga depytetët Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Ndërsa Ylli Manjani e ka përfunduar takimin e tij me kryeministrin Rama disa minuta më vonë, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm për postin e ministrit të Drejtësisë, ka thënë:

“Çdokush që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm”. Manjani tha se dorëheqja e Nasip Naços kërkon kohë që të lexohet dhe të kuptohet se cila është arsyeja.

Postin e ministrit të Drejtësisë është përfolur se mund ta marrë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi apo deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shkërrmoqet aleanca e qelbësirave”, Berisha në krah të Naços pas dorëheqjes
Flet ministri i ri i Drejtësisë, Manjani: Vlerësim dhe sfidë për mua ky emërim »
Article Logic
Execution time: 0.58162307739258
array(1) { ["section"]=> string(88) "ylli-manjani-ne-zyren-e-rames-kushdo-qe-merret-me-politike-duhet-te-jete-i-gatshem-25035" }