Ylli PANGO shpërthen kundër Blendi FEVZIUT: Dirigjent i rrafshtë, personazh i librave të mia, mësues gjeografie ME SHKOP NE DORE (Akuzat për emisionin OPINION)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 10-01-2019 Ylli PANGO shpërthen kundër Blendi FEVZIUT: Dirigjent i rrafshtë, personazh i librave të mia, mësues gjeografie ME SHKOP NE DORE (Akuzat për emisionin OPINION)

Ylli Pango, psikolog dhe ish-ministër në qeverinë “Berisha”, pozicion që e mbajti për dy vjet (2007-2009) ka sulmuar gazetarin Blendi Fevziu duke e quajtur “dirigjent të rrafshtë në çdo aspekt”, dhe emisionin “Opinion” të drejtuar prej tij si “mishërim të dekulturimit kombëtar”.

Në fillim të këtij viti, nisur nga panelet e të ftuarve dhe tematikat e përzgjedhura, psikologu politikan ka konstatuar se ky lloj formati po “prish” shqiptarët në formimin e tyre, duke akuzuar moderatorin Fevziu se ky i fundit pretendon se në emisionin e tij fillojnë edhe revolucionet. Ylli Pango, që pas shkarkimit të tij si ministër në mars 2009 pas një skandali në “Fiks Fare” ku flitej për kërkesën e tij për favore seksuale ndaj një gazetareje të maskuar si “studente”, ka qenë pjesë e paneleve të ndryshme në rolin e analistit. Në një kabllogram të ambasadës së SHBA për Uashingtonin pak ditë pas ngjarjes së 2009, Ylli Pango përmendej për “sjelljet e tij të pista dhe të jashtëligjshme”, raporton newsbomb.al.

Më poshtë statusi i plotë i Ylli Pangos:

Per emisionin OPINION: Eshtë bërë misherim i dekulturimit kombëtar, cektësisë së trajtimit të problemeve, apo trajtimit në mënyrë fluturake. I keqmenaxhuar që nga numri i madh i të ftuarve qe mezi u vjen rradha të flasin nën shkopin e dirigjentit të rrafshtë në çdo aspekt (dydimensional) e deri te të ftuarit e përhershem të emisioneve politike që dihet ç’do flasin, e për kë do cicerojnë; që nga pseudospecialistët e deri te hundëfutja kudo e Blendit të gjithanshëm. Edhe kur ka specialistë, lejohen të flasin shumë pak apo ndërpriten nga fjala a mendimi gjithëzotërues i “mësuesit të gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet të shfaqet tabela 16, kronika 35, apo mendimi numer 12 i Blendit të madh. Duket sikur mezi pret ta mbylle duke “kaluar rradhën” edhe këtë emision ndër të tjerë, ushqim i përditshëm pa shije tashmë edhe për mediokrit, kollajllëk i pulteve të lodhura të teleshikuesve dembelë. Aty shqiptarët mësojnë (çmësojnë) për kulturën, artin, sportin, shkencën, historinë e sidomos politikën a ngjarjet e ditës, sigurisht me shumë se nga të ftuarit, nga Blendi, specialisti me i mirë i kulturës, tifozi numër një i kombëtares, demokrati i pare rinor shqiptar, nuhatësi më i hollë i politikës, dijetari mbi dijetarë, natyrisht në një rrafsh tejet të rrafshtë. Aty mendohet se kanë filluar e do fillojne pa përjashtim gjithë revolucionet, lëvizjet sociale, përmbysjet e medha. Kujtoni si i udhëhoqi ne studio edhe studentët protestues me megafon para ca javësh. P.S Ndonëse jam ftuar por dhe sulmuar miqësisht në Opinion nga ky i gjithëditur, ju lutem mos ma merrni për konflikt interesi. Nuk mund të mos e përshkruaja si psikolog objektivisht këtë fenomen psikologjik shqiptar (e kam personazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”). Nuk është thjesht analizë quasipsikologjike. Problemi nuk është tek një emision apo dy. Ky dhe ca te tjerë prej vitesh kanë prishur e po prishin apo po formësojne keq, çdo ditë në mënyrë sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore te shqiptareve. Delir dhe megallomani e paparë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po kthehej nga Spitali i Traumës, DETAJE të reja nga aksidenti që i mori jetën një gruaje në Lushnje
Vendi nën 'pushtetin' e borës, mësoni gjendjen e rrugëve kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.0046451091766357
array(1) { ["section"]=> string(161) "ylli-pango-shperthen-kunder-blendi-fevziut-dirigjent-i-rrafshte-personazh-i-librave-te-mia-mesues-gjeografie-me-shkop-ne-dore-akuzat-per-emisionin-opinion-148197" }