Ylli Shehu, deputeti i PR fotot në avion: Ju përshëndes nga 45000 metra lartësi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:44 18-03-2015 Ylli Shehu, deputeti i PR fotot në avion: Ju përshëndes nga 45000 metra lartësi Ylli Shehu ne avion duke udhetuar per ne SHBA

Për deputetin e Partisë Republikane Ylli Shehu, nuk ka rëndësi se ç’ndodh në Shqipëri, se cilat janë kërkesat e opozitës, apo se çfarë ndodh me çështjen e kriminalitetit në vend. Në faqen e tij në facebook, nuk ka asnjë status të veçantë për këto situata. 

Por një tjetër gjë: ndoshta i surprizuar nga një udhëtim që po bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Ylli Shehu ka postuar fotot e tij në avion, madje në kohën që po i  shërbehet darka, duke shkruar se fotot po i  poston nga 45000 metra lartësi.

Në fakt, disi e vështirë që të postosh nga avioni, sepse duhet të shfrytëzosh valët satelitore. Normalisht, pasagjerët i mbajnë mbyllur celularët. Shtetarët i përdorin për punë të rëndësishme. Për deputetin e Shqipërisë nuk ka asnjë problem, madje s’ka asnjë arsye që ta pengojë. Mjafton vetëm që miqtë e tij dhe shqiptarët ta marrin vesh se ai po fluturon drejt…tokës së premtuar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19241499900818
array(1) { ["section"]=> string(82) "ylli-shehu-deputeti-i-pr-fotot-ne-avion-ju-pershendes-nga-45000-metra-lartesi-6235" }