Ylli Shehu i PR kalon tek LSI, Mediu: Shkoi në vendin ku mblidhen mizat

Publikuar tek: politike, më 18:34 30-04-2015 Ylli Shehu i PR kalon tek LSI, Mediu: Shkoi në vendin ku mblidhen mizat Fatmir Mediu - Ylli Shehu

Deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu ka vendosur që të braktisë këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim në pothuajse në më shumë se gjysmën e mbetur të mandatit.

Largimi i Shehut është konfirmuar edhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i cili i ka konsideruar arsyet e tij, si justifikime fëmijësh. Mediu ka sulmuar edhe LSI-në e Ilir Metës, të cilën e ka quajtur si vendi ku mblidhen mizat.

“LSI është vendi ku mblidhen mizat. Meta e ka kthyer në stallë ku i numëron deputetët dy e nga dy. Politika është kthyer në një pazar të gjëse së gjallë”, ka deklaruar Mediu për Panoramën.

Ylli Shehu ishte i pari në listën e Partisë Republikane për Tiranën në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013. Pas kalimit të tij me LSI-në, kjo parti numëron tashmë 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, LSI-së i janë bashkuar tre deputetë. I pari ishte Gjovalin Kadeli, i cili nga PD kaloi tek LSI, më pas kësaj force politike iu bashkua edhe ish-deputeti i PR-së tashmë me mazhorancën Luan Duzha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Nuk i kërkojmë dot shenjat e gishtërinjve Kosovës, çfarë nuk ka prekur me to
Çefa-Naços: Mos u merrni me gjëra të vogla, keni 2 vjet dhe s’keni bërë asgjë »
Article Logic
Execution time: 0.016563177108765
array(1) { ["section"]=> string(75) "ylli-shehu-i-pr-kalon-tek-lsi-mediu-shkoi-ne-vendin-ku-mblidhen-mizat-10104" }