Ylli shqiptar mposht këngëtaret e mëdha botërore si Rihana, Taylor Swift… si triumfoi në këtë “luftë” të fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 06-12-2017 Ylli shqiptar mposht këngëtaret e mëdha botërore si Rihana, Taylor Swift… si triumfoi në këtë “luftë” të fortë

Ajo është zyrtarisht më e “madhe” se Ariana Grande dhe Rihanna, për të mos përmendur Beyonce dhe Taylor Swift.

Ylli i pop-it me origjinë shqiptare Dua Lipa sapo është quajtur këngëtarja më e transmetuar dhe e dëgjuar e vitit 2017 në Britani, sipas shifrave të fundvitit të Spotify. Kjo arritje e këngëtares vjen për faktin se kënga e saj No 1 është një nga më të dëgjuarat.

 Artistët e reja femra kanë luftuar për të dalë të parat këtë vit, por Lipa, në moshën 22 vjeçare, tashmë shihet si një zë i vërtetë i këngëtares së re britanike, i pavarur, i ftohtë dhe në komandën e performancave të saj të jashtëzakonshme.

Lipa në moshën 13 vjeç, u zhvendos me prindërit e saj shqiptarë në shtëpinë e tyre të mëparshme në Kosovë. Dy vjet më vonë, ajo u kthye vetëm në Londër për të ndjekur muzikën. Tashmë është padyshim një nga këngëtaret më të reja që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për një periudhë jo të gjatë kohe.

Më shumë në këtë kategori: « 63 vjeçari merr urdhër mbrojtje, u dhunua nga bashkëjetuesja 14 vite më e re
Situata e përmbytjeve, ja sa hektarë tokë janë ende nën ujë »
Article Logic
Execution time: 0.01775598526001
array(1) { ["section"]=> string(113) "ylli-shqiptar-mposht-kengetaret-e-medha-boterore-si-rihana-taylor-swift-si-triumfoi-ne-kete-lufte-te-forte-102220" }