Yllka Mujo, fiton çmimin e karrierës në Monte Karlo

Publikuar tek: kulture-art, më 14:54 01-03-2015 Yllka Mujo, fiton çmimin e karrierës në Monte Karlo

Aktorja e mirënjohur shqiptare Yllka Mujo ka fituar çmimin e karrierës në Festivalin e Filmit të Komedisë në Monte Karlo, ku është duke u zhvilluar edicioni i 12-të i tij dhe ku Yllka Mujo është anëtare e jurisë në këtë edicion.

Këtë fakt e bën të ditur vetë ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro e cila ka qenë edhe pjesëmarrëse në marrjen e çmimit në skenën e festivalit në Monte Karlo.

“Fantastike! Krenare për karrierën dhe vlerësimin e aktores sonë Yllka Mujo”, shkruan ministrja Kumbaro.

Mujo është artistja e parë shqiptare që përfaqësohet në këto nivele të filmit ndërkombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fundjava në Tiranë, premierë komedia ‘’Brekët’’
Xhevahir Spahiu feston 70 vjetorin e lindjes »
Article Logic
Execution time: 0.017932891845703
array(1) { ["section"]=> string(55) "yllka-mujo-fiton-cmimin-e-karrieres-ne-monte-karlo-4693" }