Yllka Mujo: Pse ma hoqën rolin e prostitutës te ‘Rrugicat që kërkonin diell’

Publikuar tek: kulture-art, më 06:42 10-04-2017 Yllka Mujo: Pse ma hoqën rolin e prostitutës te ‘Rrugicat që kërkonin diell’

Ndoshta zyshat e saj të Liceut e parandjenë që Yllka Mujo do të ishte një këngëtare e shkëlqyer, prandaj edhe këmbëngulnin që të mos e braktiste, por ajo dëgjoi zemrën, zgjodhi aktrimin.

Ajo nuk harroi as të këndojë e as t’i bjerë pianos, ndërsa aktronte, duke realizuar kështu ëndrrën e babait, që nuk u bë dot aktor dhe të së ëmës, që nuk u bë dot këngëtare. Ajo rrëfen se si ia hoqën rolin e prostitutes te filmi “Rrugicat qe kerkonin diell”, shkruan Panorama.

“Roli quhej Magda dhe ishte një vajzë që vinte nga shtresat e varfra, e cila përfundonte prostitutë në një shtëpi publike në kohën e pushtimit italian. Nebi Surreli, që ka pasur njohje me Magdën që herët, e heq nga ai ambient dhe e fut në një ambient njerëzish të lirë. Rolin e mora me shumë qejf, sepse më kanë pëlqyer gjithnjë rolet me thyerje. Shkuam në Korçë me Mevlanin dhe xhiruam skenën e fëmijërisë”­ thote ajo. Sipas saj, për fat të keq, rolin e Magdës e kishin parë si të papërshtatshëm, e kishin kontrolluar skenarin sepse femrat shqiptare nuk mund të përfundonin në shtëpi publike, i kishin ndërruar emrin e kishin bërë Semi. “Roli ishte i bukur, por nuk ishte Magda që unë kisha ëndërruar.

Megjithatë, shkoi gjithçka shumë mirë. Bëra shumë mikesha në Korçë, librat e parë të verdhë e të ndaluar i kisha marrë nga Korça. Ishin njerëz të fisëm që influencuan tek unë dhe sot, në Korçë, kujtoj gjithmonë atë kohë. Marr kufjet, i vë në vesh dhe eci nëpër ato rrugica, duke kujtuar vizitën e parë të xhirimeve”­ thote Mujo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transmetimi i filmave të komunizmit në ekranet shqiptare? Këtë reagim të Ismail Kadaresë ndoshta s'e kishit pritur....
Linda Halimi habit botën, shkon të këndojë këngën e Shqipërisë në Amsterdam por ndërpret gjithçka në mes (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024978876113892
array(1) { ["section"]=> string(79) "yllka-mujo-pse-ma-hoqen-rolin-e-prostitutes-te-rrugicat-qe-kerkonin-diell-74658" }