“Your Face Sounds Familiar” shfaqja e re në Tv Klan dhe vip-at që do marrin pjesë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:16 09-01-2016 “Your Face Sounds Familiar” shfaqja e re në Tv Klan dhe vip-at që do marrin pjesë

Shumë shpejt në Tv Klan pritet të nis një tjetër shfaqje që do të kërkojë të tërheq vëmendjen maksinale të publikut. Bëhet fjalë për “Your Face Sounds Familiar”, një talent show, i cili ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.

Fillimi i këtij show është konfirmuar nga Alketa Vejsiu për në muajn maj dhe tashmë kanë filluar të dalin emrat e parë të vip-ave shqiptarë që do të marrin pjesë. Rozana Radi dhe Vedat Ademi janë dy emrat e konfirmuar deri më tani, ndërsa formati parashikon 14 personazhe.

Pjesëmarrësit do të “maskohen” si këngëtarë të njohur dhe do të përpiqen jo vetëm të këndojnë por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe gjini si ata. Një juri profesioniste do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin e tyre skenik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023389101028442
array(1) { ["section"]=> string(85) "your-face-sounds-familiar-shfaqja-e-re-ne-tv-klan-dhe-vip-at-qe-do-marrin-pjese-29536" }