Youtube i shpall “luftë” Xhensilës dhe Mozzik, i bllokon këngën për herë të dytë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:36 16-09-2015 Youtube i shpall “luftë” Xhensilës dhe Mozzik, i bllokon këngën për herë të dytë

Publikimi i këngës “Ama dorën” është kthyer në një stres të vërtetë për këngëtarët Xhensila Myrtezaj dhe Mozzik, pasi për të dytën herë kanali muzikor i youtube e ka ndaluar transmetimin e saj.

Kënga duhet të ishte premierë ditën e djshme, por menjëherë pas publikimit është bllokuar nga youtube. Gjithsesi, Xhensila reagoi dje duke fajësuar hakersat për këtë ngjarje, ndërsa ditën e sotme ka sqaruar se e gjitha ndodhi për shkak të vendosjes së një reklame, por kjo ishte sqaruar dhe tashmë kënga gjendej në youtube.

“Video u rikthye ashtu siç ishte. Sipas përgjigjes përfundimtare nga youtube, shkak i bllokimit të videos kanë qenë rregullat e reja për reklamat e 3-ta, në këtë rast reklamimi i Digitalb në fillim të videos. Çdo gjë është sqaruar dhe çdo gjë është në rregull, pasi Digitalb ka qenë suporti mediatik kryesor i klipeve të mia. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Xhensila në facebook.

Por, kanali muzikor pak pasi kënga është publikuar për hërë të dytë e ka bllokuar sërish atë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022868871688843
array(1) { ["section"]=> string(83) "youtube-i-shpall-lufte-xhensiles-dhe-mozzik-i-bllokon-kengen-per-here-te-dyte-20950" }