Zagani komenton te statusi i Tahirit, reagon gazetari Çollaku: Jam dëshmitar i censurës dhe presionit

Publikuar tek: politike, më 16:32 06-09-2015 Zagani komenton te statusi i Tahirit, reagon gazetari Çollaku: Jam dëshmitar i censurës dhe presionit

Një “lumë” komentesh është regjistruar në statusin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Facebook, në statusin e tij të fundit ku reagon për akuzat e Partisë Demokratike, aksionin anti kanabis dhe censurën e intervistës së Dritan Zaganit, ish-shef i antidrogës në policinë e Fierit.

Përveç një sërë kritikash që janë bërë në statusin e ministrit Tahiri nga qytetarë të thjeshtë të cilët shprehin pakënaqësitë dhe dyshimet e tyre, ajo që të bie në sy janë dy komente të lëna nga një profil me emrin “Dritan Zagani” që besohet se i përket ish-shefit të antidrogës në Fier, por që megjithëse mbetet i vështirë për tu verifikuar nëse i përket ish-shefit të antidrogës.

Zagani shkruan në statusin e Tahirit: “Se di nëse e lexon apo jo këtë që të them, frikë nuk kam nga drejtësia se kam 17 muaj që pres të më bëhet gjyqi”, ndërsa në një koment tjetër më poshtë Zagani thotë: “I nderuar ministër, ti e di shumë mirë pse kam ikur nga shtëpia”, ndërsa shton se ka frikë vetëm për tre fëmijët e tij dhe jo nga drejtësia.

zagani1.jpg

Lidhur me komentin e ministrit Tahiri në facebook ka reaguar edhe gazetari Basir Çollaku i cili realizoi intervistën me ish-shefin Dritan Zagani, dhe që u shpreh se pjesa e dytë e saj u censurua nga presioni i Tahirit dhe Ramës.

"Jam unë dëshmitar i censurës z. ministër Tahiri. Presion nga ju dhe z. Kryeministër.

Lexova reagimin e gjatë të z Sajmir Tahiri, meqë jemi friends në FB, të mundësia e Markut. Ndër të tjera z ministër thoshte se "..sot në Shqipëri nuk ka asnjë informacion që mund të censurohet, nuk ka asnjë komunikim me publikun që mund të bllokohet, nuk ka asnjë media që mund të kërcënohet.."

Jo z. Ministër. Mos e teproni me garanci për të cilat keni kontribut personal se mungojnë. Unë jam bllokuar në një media Neës 24 dhe gazeta Shqiptare për të publikuar vijimin e një interviste problematike për ju dhe të tjerë rreth jush. Dhe kjo, jo se kjo media e bëri me vullnetin e saj, por siç miqesisht dhe me inat ta thonë kolegët falë presionit e dhunës se pushtetit. Presion nga ju dhe Kryeministri. Të tjerat janë telenovela partie për hesapin tuaj”, shkruan gazetari Basir Çollaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj harron të kaluarën: I gatshëm të bashkëpunoj me Ramën, Prengës i dëshiroj pafajësi
11 vjetori i LSI-së, Emiljano Aleksi i dedikon poezi »
Article Logic
Execution time: 0.015078067779541
array(1) { ["section"]=> string(105) "zagani-komenton-te-statusi-i-tahirit-reagon-gazetari-collaku-jam-deshmitar-i-censures-dhe-presionit-20105" }