Zamira Kita shpërthen kundër Altin Bashës: Ti je shprehur shumë mirë, ndryshove tani, ku është e keqja të ndërtohet Teatri i ri (DEBATI)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:11 14-06-2018 Zamira Kita shpërthen kundër Altin Bashës: Ti je shprehur shumë mirë, ndryshove tani, ku është e keqja të ndërtohet Teatri i ri (DEBATI) Zamira Kita

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me të gjithë artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mes shumë aktorëve të njohur, të pranishëm janë edhe aktorja Zamira Kita dhe regjisori Altin Basha. Regjisori Altin Basha u shpreh kundër ndërtimit të Teatrit të Ri, dhe theksoi se kushtet në Teatër janë mjaft të këqija.

Sakaq, ka qenë aktorja Zamira Kita e cila i është kundërvënë, duke i kujtuar që më parë ka menduar shumë mirë për Teatrin, ndërsa tani po flet të kundërtën. Aktorja, shton se nuk ka asnjë problem të ndërtohet një Teatër i ri.

Zamira Kita i drejtohet Altin Bashës: Gjithçka është bërë, ti madje bërë shfaqjen e Prishtinës dhe ishte shumë mirë. Ti je shprehur shumë mirë, nuk e kuptoj pse je kundër tani.

Altin Basha: Të kishte më shumë ndriçim jo maska, gjithë Shqipëria tallet me ato maska.

Zamira Kita: Aty vijnë të huajt dhe bëjnë foto. Nuk e shoh ku qendron problemi të ndërtohet një Teatër i Ri. Nuk flas për financat dhe infrastrukturën, nuk marr përsipër të flas se nuk jam eksperte. Projektin që kam parë kur u prezantua ishte kjo ndërtesa, se ku do të jenë kullat, mjafton mos jenë te Teatri.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lëreni tullën dhe llaçin”, Luftar Paja kundër rrymës së artistëve : A ka një Romeo dhe Zhulietë të demostrojë në teatër? Kush jep mësim te Universiteti i Arteve
»
Article Logic
Execution time: 0.016366958618164
array(1) { ["section"]=> string(138) "zamira-kita-shperthen-kunder-altin-bashes-ti-je-shprehur-shume-mire-ndryshove-tani-ku-eshte-e-keqja-te-ndertohet-teatri-i-ri-debati-124354" }