Zbardhen arsyet e dorëheqjes së ish-ministrit Nasip Naço (Letra)

Publikuar tek: politike, më 19:29 09-11-2015 Zbardhen arsyet e dorëheqjes së ish-ministrit Nasip Naço (Letra)

Zbardhet letra e dorëheqjes së ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dërguar kryeministrit Rama, ku paraqet dorëheqjen e tij. Në letër thuhet se për mirëfunksionimin e drejtësisës dhe përmirësim të mirëqeverisjes është nevojitur një bashkëpunim me i madh.

Letra e plotë:

I nderuar z. Kryeministër

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.

Duke shpresuar që  në çdo rast  ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,

Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër

Me konsideratë, ministri Nasip Naço

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj kundër Manjanit: Ministri i Drejtësisë duhet të jetë nga PS-ja
RAPORTI I PLOTE/ Shqipëria në BE? Komisioneri Hahn: Duhet bërë më shumë për gjyqësorin, të drejtat themelore dhe pronat »
Article Logic
Execution time: 0.016339063644409
array(1) { ["section"]=> string(62) "zbardhen-arsyet-e-doreheqjes-se-ish-ministrit-nasip-naco-25047" }