Zbardhen debatet e plota pa Ramën brenda PS: Dade: Ministrat të japin llogari. Toçi: Koçua nuk pyet askënd

Publikuar tek: politike, më 08:58 26-01-2016 Zbardhen debatet e plota pa Ramën brenda PS: Dade: Ministrat të japin llogari. Toçi: Koçua nuk pyet askënd

Zbardhen debatet brenda Grupit Parlamentar Socialist në Mbledhjen e parë të vitit 2016 ku vlen të theksohet mungesa e kreut të socialistëve, Edi Rama. Në debatet pa kamera, Dade ka kërkuar që ministrat e kabinetit të japin llogari para grupit parlamentar socialist, ndërsa Ruçi ka thënë se si deputet i vjetër, kjo nuk është një praktikë e PS. Fatmir Toçi sakaq, e ka cilësuar deputetin tjetër socialist Koço Kokëdhima si "beun e jugut” që nuk pyet askënd.


Debatet i plotë sjellë nga Panorama

Arta Dade: Shoku Gramoz, nuk e kuptoj pse Grupi Parlamentar është kthyer në një grup që diskuton vetëm për axhendën e seancës plenare. Kjo është mbledhja e parë për këtë vit dhe 2016-a është një vit paraelektoral dhe mendoj se është momenti për të bërë një ballafaqim mes programit qeverisës që kemi miratuar në vitin 2013 dhe punës së qeverisë dhe ministrave.

Eshtë mirë të dimë se çfarë mendon Kryeministri dhe ministrat për realizimin e programit, ku kemi ecur mirë, ku kemi ngecur dhe cilat kanë genë arsyet. Para se të qartësohet elektorati dhe zgjedhësit në përgjithësi, te të cilët ne do të shkojmë vitin tjetër të kërkojmë votat, ne duhet të jemi vetë të qartë se ku jemi dhe çfarë prisnim të arrinim. Ne kemi pasur një traditë të mirë, një vit më parë në Durrës kemi bërë analizën e vitit të parë qeverisës, ku ministrat kanë raportuar para Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar ttkithtt bërë deri në ato momente.

Pse ministrat nuk raportojnë në Grupin Parlamentar nga janë votuar për punën e tyre? A kemi ecur ne sipas programit që kemi votuar të gjithë pa rezerva, dhe sa kemi ecur? Çfarë arsyesh ka që nuk bëhet analiza?! Në një kohë që nga opozita ngrihen shumë akuza për shuma marramendëse tenderësh. Para Grupit Parlamentar ministrat duhet të japin shpjegime.

Gramoz Ruçi: Dakord jam në parim me ty, shoqja Arta, por ne të dy jemi deputetë të vjetër dhe në këto 25 vjet nuk i kemi marrë në analizë me radhë të gjithë ministrat. Prandaj, kjo nuk eshte praktikë e Partisë Socialiste. Mundet që për çështje të veçanta dhe sensitive, një ministër të sqarojë Grupin Parlamentar, por jo në rresht të gjithë ministrat.

Arta Dade: Nuk thashë me radhë, por duhet të ketë një marrëdhënie llogaridhënieje mes Qeverisë dhe Grupit Parlamentar, që e ka votuar dhe e mbështet në nismat e saj. Ne, kontrollin tonë e ushtrojmë dhe në komisionet tona parlamentare me ministrat, por nuk mund të luajmë të njëjtin rol që luan dhe opozita në Parlament, përmes interpelancave. Por, nëse kjo llogaridhënie do të mungojë në Grupin Parlamentar të ministrave, atëherë na mbeten vetëm interpelancat parlamentare.

Fatmir Toçi: Unë zoti Ruçi kam dy probleme për të diskutuar këtu në Grupin Parlamentar e që lidhet me zhvillimet e brendshme të PSs-ë në qarkun e Vlorës. Ju keni emëruar deputetin Koço Kokëdhima që të merret me koordinimin e punëve organizative dhe zgjedhore në PS në Vlorë dhe Gjirokastër.

Por ai e ka kthyer partinë në një çiflig të tijin. Emëron kë do vetë, nuk pyet strukturat e partisë, heq dhe vë kë të dojë nga puna, ndërsa deputetët nuk kanë asnjë peshë në qarkun e Vlorës, që e njoh vetë.

Ai është kthyer në beun e Jugut dhe ka shpërfillur këdo. Edhe Ali Pashë Tepelena nuk ka pasur kaq shumë fuqi dhe pushtet, sa ka koordinatori i Jugut, Koço Kokëdhima. E kam ngritur edhe herë të tjera këtë shqetësim, që nuk është vetëm i imi, por gjërat vazhdojnë po njëlloj.

Gramoz Ruçi: E para nuk është etike të flasësh për kolegun kur nuk është prezent. E dyta, nëse punët në qarkun e Viorës nuk kanë shkuar sipas vendimeve të Asamblesë Kombëtare, është edhe për shkakun tënd dhe deputetëve të tjerë në këtë qark, të cilët keni toleruar me dashje ose pa dashje shkeljen e vendimeve të Asamblesë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish ministrja Bregu ironizon keq ministrin Bushati: Edhe Rihanna s’do kishte kaq vëmendje sa ju
Konferencë për ‘’Korrupsionin Zgjedhor’’, Rama, Meta dhe Basha konfirmojnë pjesëmarrjen. Nishani refuzon »
Article Logic
Execution time: 0.020876169204712
array(1) { ["section"]=> string(108) "zbardhen-debatet-e-plota-pa-ramen-brenda-ps-dade-ministrat-te-japin-llogari-toci-kocua-nuk-pyet-askend-30947" }