Zbardhen debatet në PS, Dade-Ramës: S’firmosëm për largimin 10-ditor të Berishës!

Publikuar tek: politike, më 13:33 25-04-2016 Zbardhen debatet në PS, Dade-Ramës: S’firmosëm për largimin 10-ditor të Berishës!

Zbardhen debatet në PS. Edhe në mbledhjen e sotme të kryesisë së socialistëve, ka patur tension.

Një nga deputetet që u tërhoq nga kandidimi për Kryesinë, Arta Dade, i ka kërkuar llogari Ramës, lidhur me përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi, të Sali Berishës, duke kërkuar ndjekje penale.

Dade-Ramës: Nuk firmosëm për largimin e Berishës 10 ditë nga Kuvendi. Të ndiqet nga Kryesia çështja! Kaq mund të themi për masën ndaj Berishës?

Ruçi: Kaq mund të bëjmë për çështjen e Berishës. Lidhur me Berishën, tani i takon Kuvendit dhe Prokurorisë

Ndërkohë që mësohet se socialistët kanë qenë të shqetësuar edhe për mungesën e deputetit Kokëdhima në Kryesi.

‘’Kokëdhima të vijë në mbledhje’’, kështu kanë kërkuar socialistët, gjatë mbledhjes ku ka qenë i pranishëm edhe Rama. Ata kanë kërkuar që mungesat e Kokëdhimës të mos tolerohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Stefanizmi është trend! Të bëhemi të gjithë trendy’’, Ervin Salianji shpotitës për ‘’Sportin e ri kombëtar’’
Deklarata e Ramës për ekonominë, reagon Basha: Shqiptarëve u janë vjedhur 2 milionë lekë për familje »
Article Logic
Execution time: 0.052369117736816
array(1) { ["section"]=> string(84) "zbardhen-debatet-ne-ps-dade-rames-s-firmosem-per-largimin-10-ditor-te-berishes-38632" }