Zbardhen letrat sekrete të Fatmir Xhafajt dhe Eduard Halimit për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 07:57 12-03-2016 Zbardhen letrat sekrete të Fatmir Xhafajt dhe Eduard Halimit për Reformën në Drejtësi

Zbardhen letrat sekrete të Fatmir Xhafajt dhe Eduard Halimit për  Reformën në Drejtësi. Mësohet se Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, së bashku me nënkryetarin demokrat Halimi kanë shkëmbyer 2 shkresa zyrtare, raporton ‘’Panorama’’.

Kreu socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, në letrën e dërguar drejt nënkryetarit Eduard Halimi, nëpërmjet një metodologjie me 7 pika, propozon zgjidhjen e ngërçit për realizimin e reformës.

Në propozimin e tij, Xhafaj këmbëngul që përgatitja e ndryshimeve kushtetuese të bëhet nga ekspertët e nivelit të lartë dhe më pas të vazhdohet nga përfaqësuesit politikë. “Projekt­amendamentet kushtetuese të rishikuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të grupeve të partive parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, do t’i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Për rastet kur nuk ka dakordësi midis ekspertëve, amendamenti do të paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të Euralius dhe OPDAT rreth tyre”, shkruan Xhafaj në letrën dërguar Eduard Halimit.

Në përgjigje të kësaj kërkese, nënkryetari i Komisionit për Reformën, Eduard Halimi, ka shprehur gatishmërinë e opozitës për t’u angazhuar në përgatitjen e draftit me ndryshime kushtetuese dhe miratimin e reformës. Por në shkresën e dërguar nga Halimi, theksohet se metodologjia e propozuar nga Xhafaj, që të jenë ekspertët ata që do të hartojnë draftin e rishikuar dhe pastaj të jenë ligjvënësit ata që zgjidhin problemet, është e gabuar. Halimi propozon një zgjidhje me tri pika për metodologjinë që duhet ndjekur për përgatitjen e draftit me ndryshime kushtetuese.

“Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurýt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve. Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to. Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertësh me përbërje paritare, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI së bashku me 2 ekspertët e OPDAT e Euralius”, shprehet Halimi.

KORRESPONDENCA

Propozimi i Fatmir Xhafaj

1. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë do të rimblidhet për të diskutuar mbi reflektimet përkatëse rreth raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe çështjet që do të përcillen për trajtim pranë Grupit të përbashkët të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të Grupeve politike, lidhur me projektamendamentet kushtetuese, si dhe për përcaktimin e metodologjisë së punës së komisionit.

2. Grupet Parlamentare do të ftohen të caktojnë ekspertët e tyre që do t’i përfaqësojnë në diskutimet që do të zhvillohen në Grupin e përbashkët me ekspertët e nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, për rishikimin e projekt­amendamenteve kushtetuese në përputhje me Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

3. Ekspertët e nivelit të lartë, vendas dhe ndërkombëtarë, do të zhvillojnë takime intensive së bashku me ekspertët e caktuar nga Grupet Parlamentare, për të rishikuar dhe inkorporuar në projektamendamentet kushtetuese rekomandimet e Opinionit të Venecias

4. Projekt­amendamentet kushtetuese të rishikuara nga Grupi I Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të Grupeve të partive Parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, do t’i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Për rastet kur nuk ka dakordësi midis ekspertëve, amendamenti do të paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të Euralius dhe OPDAT rreth tyre.

5. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të shqyrtojë në parim projektamendamentet kushtetuese të përcjella nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Ekspertëve e Grupeve Parlamentare.

6. Pas miratimit në parim, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të shqyrtojë sipas kapitujve dhe nen për nen projekt­amendamentet kushtetuese.

7. Pas miratimit nen për nen, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të miratojë në tërësi projekt­amendamentetet kushtetuese të përcjella nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Ekspertët e Grupeve Parlamentare dhe do t’i përcillet për shqyrtim dhe votim séances plenare.

Propozimi i Eduard Halimit

1. Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurýt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve. Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to.

2. Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertvsh me përbërje paritare, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI së bashku me 2 ekspertët e OPDAT e Euralius.

3. Grupi i mësipërm i ekspertëve të hartojë draftin final të ndryshimeve kushtetuese bazuar mbi çështjet politike të dakordësuara mbështetur në parimet dhe kriteret e Komisionit të Venecias me përcaktimin e bërë edhe në paragrafin 8 të draftraportit final aktual dhe ia kalon Komisionit të Posaçëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha me banorët e Burrelit: Jemi gati t’i prijmë ndryshimit të madh
‘’JO’’ tryezës politike me PD? Meta: Në filozofinë e saj LSI s’ka asnjë formë përjashtuese. Me durim, qetësi dhe qartësi »
Article Logic
Execution time: 0.019551992416382
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbardhen-letrat-sekrete-te-fatmir-xhafajt-dhe-eduard-halimit-per-reformen-ne-drejtesi-34883" }