Zbardhen lidhjet e Berishës me skandalin CEZ, flasin dëshmitarët (VIDEO)

Publikuar tek: ekonomi, më 22:04 23-11-2016

Ish-juristi i OSHEE Romeo Karaj ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për lidhjen e qeverisë të asaj kohe me CEZ.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, Romeo Karaj ka pohuar se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizimit të CEZ ka nisur që në vitin 2005-2006 dhe jo në 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi. Sipas tij janë dy sekserë që lidhën CEZ me qeverinë Berisha,  Nuel Kala dhe Hamza Merxhani.

 Nuel Kala ka qenë një person me lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Kala për këtë marrëveshje ka përfituar 3. 6 milionë euro.

"Kalaj ka telefonuar 100 herë brenda muajit kryeministrin Sali Berisha. Ky tregonte marrëdhënient e CEZ me shtetin shqiptar.  

 Berisha ka takuar dhe drejtoreshën e DIA-s, Rebecca Gaskin, takim i cili është mundësuar nga Kastriot Ismailaj në vitin 2009",-tha ndër të tjera juristi.

Dëshmia e ish-juristit të OSHEE në komisionin hetimor
"Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna në emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006. 

Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët në CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë , është njohur zyrtarisht me ne.

Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses. Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt. 

Pasi ne kishim qëndrimin tonë në arbitrazh për të mbrojtur atë që ne ishim të bindur që kontrata është lidhur në kushtet e mashtrimit dhe korrupsionit. Gjithashtu duke ndjekur emailin e  Nuel Kala unë kam vërtetuar se ky person ishte dhe aksioner në shoqërinë 'Antika 04', dhe kjo shoqëri e tij është paguar nga CEZ me rreth 900 milionë lekë të vjetra. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007051944732666
array(1) { ["section"]=> string(75) "zbardhen-lidhjet-e-berishes-me-skandalin-cez-flasin-deshmitaret-video-60488" }