Zbardhen sherret brenda mbledhjes, Jozefina Topalli sulmon Lul Bashën

Publikuar tek: politike, më 13:56 01-07-2015 Zbardhen sherret brenda mbledhjes, Jozefina Topalli sulmon Lul Bashën Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Jozefina Topalli nuk pranoi të prononcohej para kamerave pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së por newsbomb.al mëson se brenda mbledhjes ka pasur përplasje të forta mes deputetes së PD dhe kreut Lulzim Basha.

Sherri ka nisur lidhur me përgjegjësinë e rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit ku Partia Demokratike humbi thellë.

“Kërkoj të distancoheni publikisht nga disa kryetarë degësh që më kanë atakuar mua”, mësohet t’i ketë kërkuar Topalli-Bashës.  Me siguri, këtu Topalli ka patur parasysh edhe sulmin e kryetarit të PD në Shkodër Ramiz Çobaj i cili e cilësoi deputeten në këtë fushatë si një “ambasadore shëtitëse të Razmës”.

Një tjetër argument që çoi në përplasje brenda PD-së mes deputetes dhe kryetarit ishte mungesa e organizimit të strukturave kundër krimit të dhe blerjes së votës, gjë të cilën Topalli pretendon se e ka shtruar që në vitin 2013 dhe me ç’duket Basha në cilësinë e kreut të PD-së nuk ia ka vënë veshin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama paralajmërim furtunë për ministra e drejtorë dhe ironia me darkën që do të shtrojë në Surrel
“Vora”/ KQZ shtyn për nesër shqyrtimin e ankimimit të LSI »
Article Logic
Execution time: 0.026077032089233
array(1) { ["section"]=> string(74) "zbardhen-sherret-brenda-mbledhjes-jozefina-topalli-sulmon-lul-bashen-15090" }