Zbardhen shifrat, Francë-Shqipëri tërhoqi më shumë se gjysmën e audiencës franceze

Publikuar tek: sport, më 08:24 17-06-2016 Zbardhen shifrat, Francë-Shqipëri tërhoqi më shumë se gjysmën e audiencës franceze

Ndeshja e Kampionatit Europian, Francë-Shqipëri ka tërhequr më shumë se gjysmën e audiencës franceze natën e 15 qershorit. Mediat e këtij vendi kanë zbardhur shifrat dhe rezulton se ndeshja është ndjekur nga 13.8 milion francezë, apo 52.4% e të gjithë audiencës.

beIN Sports që ka edhe të drejtat për transmetimin e Euro 2016 në Francë, ka sqaruar se në krahasim me ndeshjen hapëse, Francë-Rumani, ajo kundër Shqipërisë ka pësuar një ulje të audiencës me 2.4%.

Ndeshja e parë e Kampionatit Europian u ndoq nga 14.4 milion persona apo ndryshe 54.8% e teleshikuesve francezë.

Kjo ulje me 2.4% është mëse e arsyetueshme për faktin se është ndeshja e parë ajo që tërheq vëmendjen më të madhe të publikut, por edhe sepse Shqipëria konsiderohet një kundërshtar më i lehtë se Rumania.

*Shifrat i referohen vetëm shikuesve francezë dhe nuk përfshijnë Shqipërinë apo Europën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet gruaja e Andi Lilës pas humbjes me Francën: Ishte i përlotur, u tremba kur e pashë të shtrirë...
Deklarata rënduese e Ranieri-t, Duka merr në mbrojtje De Biasi-n dhe Veselin »
Article Logic
Execution time: 0.016144990921021
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbardhen-shifrat-france-shqiperi-terhoqi-me-shume-se-gjysmen-e-audiences-franceze-43781" }