Zbardhen ''SMS''-të e gjyqtarit që i kërkonte seks gruas që do ndante: ‘’Zogu…mos reflekto mendësi fshatareske''

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:18 30-06-2016 Zbardhen ''SMS''-të e gjyqtarit që i kërkonte seks gruas që do ndante: ‘’Zogu…mos reflekto mendësi fshatareske''

Zbardhen mesazhet e gjyqtarit që i kërkonte seks gruas që do ndante. ‘’Zogu’', qe një nga epitetet që i vinte gjyqtari gruas që ngacmonte seksualisht. ''Mos reflekto mendësi fshatareske'', ishte metoda që përdorte për ta bindur gjyqtari, megjithse ishte i bindur që ajo ishte ''tip i vështirë'' sepse nuk po i pranonte. ''Je tepër femërore'', qe një nga komplimentet që gjyqtari i bënte gruas në hall, që po ndahej nga bashkëshorti. 

Gjyqtari u shkarkua nga detyra dje, teksa Prokuroria ka hetuar thellë mbi skandalin në Gjykatën e Beratit, ku është përfshirë Shyqyri Çobo dhe gruaja me iniciale I.T, e cila po ndahej nga i shoqi. Ka qenë pikërisht një takim i tyre në kafe, që i ka vënë kapakun gjithçkaje. Në seancën e parë të gjyqit, gjyqtari ka pikasur gruan dhe i është ofruar asaj që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare. Për këtë arsye, ata shkëmbyen numrat e telefonit. Pasditen e së njëjtës ditë, gjyqtari i dërgon mesazh në telefon asaj, ku pasi i thotë se i ka gjetur avokat, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”. Më pas mesazhet e Çobos ndaj saj kanë qenë të panumërta. Gruaja megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë dhe për këtë arsye e denoncoi.

mesazhetgjyqtariok.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026633977890015
array(1) { ["section"]=> string(109) "zbardhen-sms-te-e-gjyqtarit-qe-i-kerkonte-seks-gruas-qe-do-ndante-zogu-mos-reflekto-mendesi-fshatareske-44994" }