Zbardhen SMS-të e PD-së për deputetët e Tiranës: Braktisni komisionet, do merreni me protestën

Publikuar tek: politike, më 20:52 13-12-2015 Zbardhen SMS-të e PD-së për deputetët e Tiranës: Braktisni komisionet, do merreni me protestën

Asnjë deputet demokrat i Qarkut të Tiranës nuk do të marrë pjesë deri ditën e enjte, 17 dhjetor, në Komisionet Parlamentare. Ky është mesazhi i mbërritur tek deputetët e PD-së, i zbardhur nga Newsbomb.al, ku ata ngarkohen për organizimin e protestës që kjo forcë politike do të zhvillojë pas 4 ditësh.

“Mirëmbrëma. Asnjë deputet deri ditën e enjte nuk do marrë pjesë në Komisionet Parlamentare, pasi duhet të angazhohen me organizimin e protestës që do zhvillohet të  enjten ( 17 Dhjetor)”, është mesazhi i parë i mbërritur tek deputetët.

Newsbomb.al raporton se një sms e dytë u ka mbërritur të gjithë deputetëve ku u bëhet e qartë se mosprezenca është e detyrueshme vetëm për të zgjedhurit e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër do të marrë pjesë aktive në komisione.

“Përshëndetje! Përveç deputetëve të Tiranës që do jenë të angazhuar në aktivitetet për protestën e dt 17, të gjithë deputetët e tjerë dhe kryetarë e nënkryetarë komisionesh, do marrin pjesë dhe do jenë aktivë në komisione”, thuhet në mesazh.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësues të Qarkut të Tiranës janë Sali Berisha, Edi Paloka, Florion Mima, Gerti Bogdani, Asllan Dogjani, Jorida Tabaku, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Majlinda Bregu dhe Myqerem Tafaj.

12386771_10206843656709051_1519952022_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohet për vjedhjen e 2.2 mln eurove, por ministri Cani i dërgon letër mirënjohjeje
Djali i Azem Hajdarit reagon pas deklaratës së Ramës për veriorët: Përgjigje për antikombëtarin »
Article Logic
Execution time: 0.021385908126831
array(1) { ["section"]=> string(98) "zbardhen-sms-te-e-pd-se-per-deputetet-e-tiranes-braktisni-komisionet-do-merreni-me-protesten-27696" }