Zbardhen SMS-të e 'Ramës me rilindasin': Të kam gjetur një teatraxhi që ngjason me zërin e Olsit tat

Publikuar tek: aktualitet, më 14:33 12-10-2018 Zbardhen SMS-të e 'Ramës me rilindasin': Të kam gjetur një teatraxhi që ngjason me zërin e Olsit tat

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit ku Prokuroria deklaroi se zëri i Agron Xhafës, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, është imituar nga Fredi Alizoti, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Boçi ka publikuar një sërë mesazhesh që i adresohen Ramës nga një rilindas i gjeneratës së re, por e gjitha kjo është një satirë.

Mesazhet e publikuara nga Boçi në Facebook:

SMS RAMËS NGA NJĒ RILINDAS I GJENERATËS SË RE.

(Satirë)

Rame, si ke qen me shnet o lidri jon n’rrajon po ene içik maton?

 E çere osht Skenerbeu para teje mre jahu? 

I kokërr misri osht.

Nji ashtu osht.

U lodhe?

U mërzite?

Un t’u punu gjithë ditën për ty.

Telef.

Tako sa nji nji, nga kta robt e nahisë se po vin zgjedhjet e cunat e dun noi lek për kafe se po i maro dhe bari që mollën sivjet.

Kom i lajm t’mirë për ty daj!Zene se është dhoro.

Për kokë t’partis sociopataliste nuk du asigjo, asi lek.

M’nigjo!

T’ kom saju nji person për kok t’personit që ka zonin e ngjashëm me atë të Olsit tat.

Nuk e beson?!!!

U knoqa shum kur e nigjova me vesht e mi.

Ahhhhhh s’kemi llafe.

Ky biles Rame është safi teatraxhi.

Sa bukur imitote?!

M’ka knoq.

T’natarronte për qef.

24 karat o daku. 24.

Jo kot m’kot si ai Alizoti.

Po ku e kishit gjet mre?!

Ke komt e urës s’Lonës e murt?!

Na flliqët fare me at.

Na i nxorri t’gjitha n’shesh rrypi.

Le që me Gonon ky nuk kishte pik njasimi, po shyqyr që çut atë kopjen e prishme t’zonit se do e kishim hong.

Për Zotin Rame, ky i imi ka maru skenaxhi çuni dynjosë, po osht pak i papun.

Kshu m’tha se s’di gjo.

Sja kom pa letrat akoma.

Ky nuk do as 200.000 euro biles e as noi pako t’mirë si ai Aliu i Lonës Taulantit.

Jo re jo!

Ky do i kock t’vogël sa me u lpi.

O i fjeshtë si mu.

Do t’i lidhësh nji rrog për ton jetën 1000 euro muj për muj.

Se me thon t’drejtën ene m’dhimset dreqi.

Nuk i ka hec fare n’jet.

Biruc n’ biruc ka shetit.

E ça janë 1000 euro për ty e daj?!

I fije floku.

Desh harrova!

Ma bo hallall!

Ti flok s’ke shum po ke lek sa gjith lesht e kokës t’gjith njerzve.

Je i squt ti pranaj, ta kom thon me koh.

Ah, se desh m’doli nga rradakja!

Hap syt ene për nonji na ato kaqolat qe ke për ministër, ose ministre se kam nigju qi dhe ato po kërkojn teatraxhi.

Ky i qan dhe zonat e grave.Pastaj o rob zoti.

Ti e di që nuk t’rrej.

Bon dhe zbritje po u bot shum.

Dhe ai dhe ti me tujt dilni me fitim.

Osht i gatshëm qi po doli noi gjo nga ato hyzmatet e sigurimit t’huja ose noi audiopërgjim për Olsin, larg qoft, për Xibrakën apo diku aty afër, ose për të tjert, t’pranoj që osht ai qi lu filmin e jo Olsi, apo noi qetër afër teje.

E merr përsipër ky o plako!Ato qerat i ke vet n’thes ti.

Me polici e prukorori.

Hec aty daku!!!

E qan lodrën vet ti me lloqe e i qenisin ato pastaj me uzdan e vet.

T’shpton i her e mirë ky robi.

Mos e hum ket shans Rame!

M’nigjo mu ti.

Amon e t’keqen se i her t’vje n’jet e na qit n’selamet t’gjithve.

Të siguro pushtetin o daj, e merr vesht apo jo?!!!

T’përqafoj se e di qi s’do t’mthush jo.

Mos harro!

Fshije kët sms time se o bo keq puna e sun e merr vesh sot ka t’vje!?

Ti e di që un jam n’kërkim nërkomtar.

E gje ai Saliu ene ato t’PD e na e rrasin n’fesbuqe.

Shnet e pare ene sa mo shumë Bino n’Tiron plako!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babë e bir plagosin 18 vjeçarin në Tiranë, një në pranga tjetri në kërkim (EMRAT)
"Superskandal në Prokurori, ZHDUKEN regjistrimet e bisedave të Fred Alizotit" »
Article Logic
Execution time: 0.022716045379639
array(1) { ["section"]=> string(104) "zbardhen-sms-te-e-rames-me-rilindasin-te-kam-gjetur-nje-teatraxhi-qe-ngjason-me-zerin-e-olsit-tat-137571" }