ZBARDHEN SMS-të mes Orestit dhe të atit miliarder Lefter Sota: Shko te metalurgjiku! Ba, më ka kapur policia... (TË PLOTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 20-11-2017 ZBARDHEN SMS-të mes Orestit dhe të atit miliarder Lefter Sota: Shko te metalurgjiku! Ba, më ka kapur policia... (TË PLOTA)

Zbardhen komunikimet në WhatsApp mes biznesmenit Lefter Sota dhe aksionerëve të KURUM, Korai Kurum dhe me Yusuf Kurum e Ahmet Kurum. "Korai dua të flasim pak", i thotë Orest Sota aksionerit Korai Kurum i cili e lidh me Josuf Kurumin, administratorin e firmës. Gjithashtu Report Tv ka zbardhur edhe bisedat mes Orest Sotës dhe babait të tij, Lefter Sotës.

Përmes sms-ve të datës 29 tetor del qartë se Orest Sota ishte nisur te Kurum me porosi të të atit për të dërguar paratë e 10 mijë ton hekur.

Lefter Sota i kërkon të birit të shkojë te Kurumi dhe 26-vjeçari ia konfirmon por më pas është kapur nga policia.

lef.jpg

lef1.jpg

Avokati i biznesmenit Orest Sota, Fatmir Brakaj ka përcjellë para pak minutash përpara mediave disa prova të reja të paraqitura në Gjykatë për klientin e tij i cili u kap me 863 mijë euro në makinë dhe dy patentat e Saimir Tahirit.

Avokati foli për dy prova që hedhin dritë mbi burimin dhe venmbërritjen e parave. Duke pohuar se paratë janë tërësisht të justifikuara, Brakaj tha se ka telefonata të Sotës me Yusuf Kurum dhe Ahmet Kurum, drejtuesit e kompanisë me të cilët është bërë biseda për dorëzimin e parave si dhe blerjen e 10 mijë ton hekur.

 “Shuma është e justifikuar, pasi janë tërhequr nga banka pas shitjes së disa aksioneve, janë tërhequr cash, fitimet kanë qenë shumëfishi i këtyre parave të gjetura. Paratë janë të Lefter Sotës. Përsa u përket patentave, më mirë shpjegimet i pa prokuroria. Nga përgjimet del e qartë që shoferi ka pranuar se ka bërë gabim se i ka harruar atje dhe Sota nuk kishte dijeni se ishin në makinë. Njohje ka me ish-ministrin, pasi ka edhe me shoferin, por kjo nuk ka lidhje”, deklaroi avokati duke zbuluar më pas komunikimin në Ëhats App të Orest Sotës me të atin miliarder, Lefter Sota .

“Një ditë para arrestimit, i ati bëri bisedë për pagesën te Kurum. Njëri nga dy turqit më të cilët ka folur Lefter Sota është aksioner.

Orest Sota kur është ndaluar, policia telefonin nuk e hapte dot se ka qenë me kod, më pas ka qenë i gatshëm ai që e ka hapur telefonin. Prokuroria nuk e sjell si provë, por të merren tabulatet, është lehtësisht e verifikueshme. Lefter Sota në komunikimin me të birin, del se po shkonte atje, madje u kap brenda Kurumit. Lefter Sota nuk ka bërë asnjë bisedë me financierin, por me dy turq të tjerë. Ka pasur një marrëveshje verbale mes biznesmenit dhe Kurum. Nga momenti që i është kapur i biri, Lefter Sota i ka paguar Kurum 700 mijë euro”, tha avokati i Sotës ndërsa më herët tha se sa i takon patentave klienti i tij, s’kishte dijeni dhe se ato i kishte harruar avokati i Tahirit.

“Nga përgjimet del e qartë që shoferi ka bërë një gabim të madh që i ka lënë patentat aty. Orest Sota s’ka pasur dijeni fare që kanë qenë ato patenta, del edhe nga përgjimet  kur pyet:“Ç’duan këto patenta te unë”, tha avokati teksa Krimet e Rënda janë tërhequr për të vendosur për Orest Sotën i cili ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjuetia e paligjshme, arrestohen tre persona me “Land Rover”
A do të japë dorëheqjen Haki Çako? Si përgjigjet para gazetarëve kreu i Policisë së Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.13499283790588
array(1) { ["section"]=> string(121) "zbardhen-sms-te-mes-orestit-dhe-te-atit-miliarder-lefter-sota-shko-te-metalurgjiku-ba-me-ka-kapur-policia-te-plota-100220" }