Zbardhen SMS-të midis Gjok Calit dhe ministrit Saimir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 19:45 10-09-2015 Zbardhen SMS-të midis Gjok Calit dhe ministrit Saimir Tahiri Gjok Cali

Gjok Cali, vetëm pak minuta pas përplasjes fizike me deputetin Armando Prenga në rrugën Patok – Laç, i ka shkruar mesazh ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke njoftuar për konfliktin me deputetin e Partisë Socialiste.

Burimet thonë se në mesazhin dërguar ministrit, Gjok Cali e informoi ministrin për përplasjen dhe kërkon ndihmë për të sqaruar situatën, duke shprehur rezerva për efektivët e policisë së Komisariatit të Laçit.

Në mesazhin dërguar ministrit, mësohet se Cali ndër të tjera i është shprehur se nuk ka besim te policia e Laçit pasi shumica prej tyre janë emëruar nga deputeti Prenga, transmeton “Droni”.

Burimet thonë, se nga këqyrja e aparatit telefonik rezulton se ministri Tahiri i ka kthyer përgjigje, duke njoftuar Gjok Calin se do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore dhe duke e orientuar të bëjë kallëzim në polici.

Kjo përgjigje, ka shtyrë më pas Gjok Calin për të njoftuar Shefin e Komisariatit të Laçit i cili ka nis drejt Patokut furgonin për të shoqëruar Calin në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin.

Para hetuesve, asnjë nga efektivët e policisë nuk ka pranuar se e kishte parë deputetin duke qëlluar me armë edhe pse kanë qenë ata që kanë shuar sherrin fizik dhe me armë mes dy familjeve Cali e Prenga.

Nga ana tjetër, burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë "ABC News" se hetimi për konfliktin me armë në Laç do të jetë gjithëpërfshirës, duke përjashtuar vetëm procedurat e tenderimit të licencës së Lagunës së Patokut.

Burimet thanë, se do të kërkohen nga ministria e bujqësisisë të dhënat e tenderit të zhvilluar dhe vendimin e shpalljes së fituesit, për të provuar që ky ka qenë shkaku i nisjes së konfliktit mes dy familjeve. Dhe se nuk do të jetë objekt i këtij hetimi, procedura e ndjekur nga ministria e bujqësisë për zhvillimin dhe shpalljen e fituesit të tenderit, të cilin e ka fituar vëllai i deputetit Prenga.

Sipas vendimit, kompania e Eduard Prengës e ka fituar tenderin për shfrytëzimi i Lagunës së Patokut për një afat 10 vjeçar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Islami i lexoni e-mailin e Ramës ministrave: Ju quan turkoshakë e arrogant, mohojeni këtu
Ndoka: Jam më i pastër se 80% e Kuvendit, Strazimiri xhepist autobuzash »
Article Logic
Execution time: 0.020254850387573
array(1) { ["section"]=> string(57) "zbardhen-sms-te-midis-gjok-calit-dhe-saimir-tahirit-20490" }