Zbardhet axhenda e John Kerryt në Shqipëri, ja cilët do të takojë Sekretari Amerikan i Shtetit

Publikuar tek: politike, më 13:39 12-02-2016 Zbardhet axhenda e John Kerryt në Shqipëri, ja cilët do të takojë Sekretari Amerikan i Shtetit

Zbardhet axhenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Pas pritjes nga presidenti i Republikës Bujar Nishani në aeroport, në orën 09:00 të ditës së diel 14 shkurt, Kerry do të shkojë në Kryeministri ku do të takojë kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Takimi është planifikuar në orën 09:40. Kerry do të qëndrojë 5 orë në Tiranë.

Mësohet se Kerry pas takimit me ta do të mbajë një deklaratë nga Kryeministria, së bashku me Ramën.

Pas kryeministrit, Kerry ka menduar t’i kushtojë kohë takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Me kreun e PD-së, Kerry ka menduar të ketë një takim më të relaksuar, duke diskutuar me të në orën 11:30 në Hotel ''Rogner'', fare pranë Kryeministrisë.

Pas takimit me Bashën, planifikohet edhe një takim i tij me Hashim Thaçin.  Më pas Kerry do të takojë në Ambasadën Amerikane në Tiranë stafin e saj, takim që do të pasojë me një tjetër të shoqërisë civile në 13:45. Ky do të jetë takimi që do të shënojë edhe fundin e vizitës së tij në Tiranë për t’u larguar drejt Rinasit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet kreu i bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko akuzohet për “manipulim zgjedhjesh”
Lajmëron Rama: Nesër ditë e veçantë për PS »
Article Logic
Execution time: 0.10238289833069
array(1) { ["section"]=> string(99) "zbardhet-axhenda-e-john-kerryt-ne-shqiperi-ja-cilet-do-te-takoje-sekretari-amerikan-i-shtetit-32396" }