Zbardhet biseda, çfarë i tha Basha-Fleckensteinit për kuksjanët

Publikuar tek: barometri, më 08:32 05-04-2018 Zbardhet biseda, çfarë i tha Basha-Fleckensteinit për kuksjanët

Gjatë takimit Knut Fleckenstein- Lulzim Basha

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka vizituar Tiranën pasditen e sotme papritmas, teksa ka takuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën përpara mosbindjes civile që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Basha mësohet se ka informuar Fleckensteinin për situatën e krijuar në vendin tonë kohët e fundit, teksa ka akuzuar Ramën për burgosjen e padrejtë të 11 protestuesve të Rrugës së Kombit.

Sakaq kreu i demokratëve i ka thënë eurodeputetit se kryeministri Rama nuk po bën dot arrestimin e një sërë trafikantësh dhe kriminelësh, duke e njohur këtë të fundit edhe me faktet që provojnë pafajësinë e protestuesve kuksjanë.

Sipas Bashës protesta e zhvilluar ditën e shtunë në sportelet e pagesës ishte për të drejtat e qytetarëve, të cilët po vidhen dyfish kësaj here.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046740055084229
array(1) { ["section"]=> string(69) "zbardhet-biseda-cfare-i-tha-basha-fleckensteinit-per-kuksjanet-115739" }