Zbardhet biseda e John Kerryt me Bujar Nishanin vetëm disa minuta te shkallët e avionit

Publikuar tek: politike, më 11:10 14-02-2016 Zbardhet biseda e John Kerryt me Bujar Nishanin vetëm disa minuta te shkallët e avionit

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry mbërriti me 45 minuta me vonesë nga ç’ishte parashikuar në axhendë ndaj zhvilloi një bisedë vetëm 3 minutëshe me Presidentin e republikës Bujar Nishani. Biseda ishte parashikuar të zhvillohej te dhoma VIP e aeroportit por në fakt u zhvillua te shkallët e avionit dhe fill pas kësaj, Kerry u drejtua për në Kryeministri ku takoi ministrin Bushati.

Por çfarë u fol mes Kerryt dhe Nishanit?

Në njoftimin e Presidencës sqarohet se “Sh. T. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”.

nishani.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulet më në fund avioni, Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, policia dhe SHISH në gadishmëri të tij
DASH jep detaje nga vizita e John Kerryt: Jemi në Tiranë ku po festohet Shën Valentini. Këtu për reformën në drejtësi dhe Byronë »
Article Logic
Execution time: 0.025296926498413
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbardhet-biseda-e-john-kerryt-me-bujar-nishanin-vetem-disa-minuta-te-shkallet-e-avionit-32534" }