Zbardhet biseda mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ilir Metës dje në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 10:34 08-01-2016 Zbardhet biseda mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ilir Metës dje në Kuvend

Zbardhet biseda mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të Kuvendit e njëkohësisht të LSI-së, Ilir Meta.

Donald Lu ka qenë për 3 orë me radhë në zyrën e Ilir Metës, duke folur kokë më kokë me të, e më pas kanë thirrur edhe ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin.

Por për çfarë kanë diskutuar ata dje?

Tema kryesore ka qenë Reforma në Drejtësi dhe konsensusi për ta kaluar draftin për ndryshimet kushtetuese sa më shpejt por edhe me aprovimin e opozitës. Kanë mbetur edhe 4 ditë nga skadimi i afatit për t’iu dorëzuar Komisionit të Venecias por palët politike në Shqipëri duhet të arrijnë konsensusin sa më shpejt.

‘’Për tri orë diplomati amerikan, i cili po asiston në një reform të drejtë që do të largojë nga sistemi i drejtësisë prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, ka diskutuar me Metën në lidhje me ecurinë e gjithë këtij procesi, në një moment ngërçi mes përfaqsësuesve të opozitës dhe ekspertëve të nivelit të lartë’’, shkruan ‘’Shqip’’

Sipas ‘’Shqip’’ Lu ka dorëzuar edhe një material që mbante në duar në lidhje me reformën, por nuk dihet se çfarë përmban ai.

Në fokus të bisedës mes Donald Lu-së dhe Ilir Metës ka qenë edhe dialogu politik. Menjëherë pas kësaj Meta ka thirrur në takimin që po zhvillonte me ambasadorin amerikan edhe ministrin e Drejtësisë Manjani. Nga ana tjetër Manjani ka takuar po dje edhe Fatmir Xhafajn, e PS-së, I cili është edhe kreu I Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, që do t’i dërgojë Komisionit të Venecias draftin me ndryshimet kushtetuese.

LEXO EDHE:DONALD LU: SHBA S'DO GJEJE QETESI DERI SA REFORMA NE DREJTESI TE PERFUNDOJE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta mesazh opozitës për reformën në drejtësi: Rikthehuni në tryezë. Konsensusi bëhet duke u ulur bashkë dhe jo duke u çuar nga tavolina
Pas Metës, Rama shkon në zyrën e Nishanit. Presidenti i shqetësuar për Reformën në Drejtësi, pret kryeministrin »
Article Logic
Execution time: 0.027614116668701
array(1) { ["section"]=> string(85) "zbardhet-biseda-mes-ambasadorit-amerikan-donald-lu-dhe-ilir-metes-dje-ne-kuvend-29444" }