Zbardhet biseda sekrete e Pandeli Majkos me ish-kancelarin Schrëder: Do na ndihmoni, apo…

Publikuar tek: politike, më 07:50 14-12-2015 Zbardhet biseda sekrete e Pandeli Majkos me ish-kancelarin Schrëder: Do na ndihmoni, apo…

Zbardhet biseda sekrete e ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majkos me ish-kancelarin gjerman Schrëder.

Ish-ambasadori Bashkim Zeneli sjell në librin e tij këtë moment të rëndësishëm për marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani në vitin 1999.

Biseda është bërë në Bon, në prill të këtij viti mes Majkos dhe ish-kancelarit, ku Majko duket se ka bërë edhe një ‘’kërcënim’’. ‘’Tani si thoni, do të na ndihmoni apo t’u drejtohemi aleatëve të tjerë!’’, i ka thënë Majkos-Schrëder.

‘’E pashë që nuk duhej të mbetej ajo fjalia, që tingëlloi si ultimative, ‘’do të na ndihmoni apo…’’I thashë zotit Majko, lehtë, se do të shtoj diçka, dhe iu drejtova në gjermanisht kancelarit: ‘’Zoti kancelar federal, ju lutem mos na keqkuptoni, zoti kryeministër nuk e kishte fjalën…ose na ndihmoni ose u drejtohemi të tjerëve…Ne ju falenderojmë për mbështetjen e jashtëzakonshme. Gjermania është aleati ynë më i rëndësishëm në Europë. Unë e di shumë mirë se çfarë keni bërë dhe se çfarë po bëni për Shqipërinë’’, shkruan Zeneli në librin ‘’Për Gjermaninë, histori diplomatike dhe kujtime’’ në lidhje me krizën në Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e Ramës nxeh Berishën: Rracist primitiv, firmose fundin e sigurtë
Blushi përgatit një Parti të re? Nga Korça: Ka ardhur dita për diçka ndryshe, ia vlen të fillosh »
Article Logic
Execution time: 0.045296907424927
array(1) { ["section"]=> string(92) "zbardhet-biseda-sekrete-e-pandeli-majkos-me-ish-kancelarin-schreder-do-na-ndihmoni-apo-27709" }