Zbardhet debati brenda PD-së, Topalli llogari Bashës: Berisha i sëmurë, foli për Shullazin, po ti? (I PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 07:28 21-04-2016 Zbardhet debati brenda PD-së, Topalli llogari Bashës: Berisha i sëmurë, foli për Shullazin, po ti? (I PLOTË)

Zbardhet debati brenda Partisë Demokratike, mes Jozefina Topallit dhe kreut aktual Lulzim Basha. Topalli i ka kërkuar Bashës llogari pse nuk ka folur për Shullazin. Siç raporton ‘’Panorama’’ në thelb të debateve mes Topallit dhe Bashës ka qenë denoncimi publik i të arrestuarit nga policia, Emiljano Shullazi. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme, Topalli i ka kërkuar kreut të opozitës organizimin e partisë dhe thirrjen në mënyrë të menjëhershme të protestave.

Duke i kujtuar Bashës se është kreu i opozitës dhe do të garojë për të qenë kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Topalli i ka kërkuar kreut të PD­së t’i denoncojë vetë të gjithë kriminelët dhe lidhjet e tyre

Duke i njohur kontributet ish­Kryeministrit Berisha, ish­kryetarja e Parlamentit ka deklaruar se nuk duhet që riskun për denoncimet ta marrë vetëm ai, por çdo deputet tjetër në opozitë. Në përgjigje të pretendimeve të deputetes së Shkodrës, Basha ka deklaruar se opozita dhe ai vetë kanë qenë konstantë në denoncimin që i kanë bërë Emiljano Shullazit dhe lidhjeve të tij me ministrin e Brendshëm.

Por krahas kësaj çështjeje, Topalli ka ngritur pretendime edhe në lidhje me vonesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “CEZ”. Sipas Topallit, kërkesa për komisionin hetimor duhej bërë që në momentin kur opozita ishte duke denoncuar aferën e qeverisë.

Në përgjigje të kësaj, Basha ka deklaruar se PD­ja ka fakte të reja tronditëse që komprometojnë qeverinë për çështjen “CEZ”, të cilat do t’i bëjë publike gjatë mbledhjeve të komisionit.

DEBATI:

Jozefina Topalli: Kryetar, dua të të bëj një pyetje për këtë kërkesën që kemi bërë për komisionin hetimor të CEZ­it në Kuvend. Kjo është një çështje që ne e kemi diskutuar fort dhe e kemi denoncuar. Pse pas kaq shumë muajsh po kërkojmë këtë komision hetimor? Pse u kujtuat ju pas kaq shumë muajsh dhe të kërkoni një komision të tillë në një kohë që për muaj e muaj me radhë ne si opozitë kemi denoncuar aferën për prishjen e kontratës së qeverisë me CEZ­in? Çfarë ndodhi tani që e pengonte këtë kërkesë muaj më parë?

Lulzim Basha: Zonja Topalli, ne si opozitë kemi qenë konstantë në denoncimit e kësaj çështjeje. Denoncimet tona kanë qenë në koherencë të plotë me informacionet dhe dokumentet që dispononim. Aktualisht që kemi kërkuar këtë komision hetimor, kemi fakte tronditëse, të cilat do t’i paraqesim në Kuvend për të vazhduar aksionin tonë opozitar.

Jozefina Topalli: Nëse keni fakte tronditëse, shumë mirë. Na i bëni me dije edhe neve si deputetë të Grupit Parlamentar që kjo betejë të bëhet nga të gjithë.

Lulzim Basha: Jemi në pritje të dokumenteve në fjalë. Sapo t’i kemi ato, do t’i vëmë në dispozicion dhe do t’ju njohim të gjithë deputetëve.

Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nuk është fjala vetëm për çështjen e “CEZ”­it për të cilën jemi duke folur. Unë e kam te kuraja që opozita duhet të ketë në denoncimin e çdo fakti, informacioni apo dokumenti që disponon. Më thuaj pak ç’do të ndodhte po të mos ishte Sali Berisha, kush do ta denonconte Emiljano Shullazin? Më thuaj ç’do të ndodhte? Ti që pretendon të bëhesh kryeministër, reagove 24 orë pas deklaratës së Sali Berishës për Emiljano Shullazin. Kjo është një e vërtetë, zoti Basha. Keni reaguar 18 orë pasi u arrestua Emiljano Shullazi. Është fakt që vetë Berisha ka guxuar dhe ka marrë atë risk përsipër. Po ne të tjerët çfarë bëmë ndërkohë? Asnjëri nuk reagoi, duke nisur nga ju, kryetar, i pari. Nëse kemi vendosur të bëjmë opozitë, duhet të marrim parasysh gjithçka. Duhet të denoncojmë pa marrë parasysh pasojat që mund të vijnë nga denoncimet tona. E tillë është opozita. Të tillë duhet të jemi ne si opozitarë.

Lulzim Basha: Zonja Topalli, keni shumë pasaktësi në gjërat që ju po artikuloni në lidhje me Emiljano Shullazin. Ne e kemi pasur në qendër të akuzave këtë individ. Në pjesën më të madhe të deklaratave të mia publike, do ta gjesh të përmendur emrin e Emiljano Shullazit si personifikim i krimit dhe lidhjeve të qeverisë me këta individë. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë drojë për të denoncuar këtë individ, madje e kam bërë publikisht edhe kur kam marrë kërcënime.

Jozefina Topalli: Zoti Basha, jam duke folur për sakrificën që duhet të bëjë gjithsecili dhe riskun që duhet të marrë si opozitar. Berisha ka dalë i sëmurë në konferencë urgjente kur mblodhi gazetarët dhe denoncoi kërcënimin e profesor Mynyr Konit nga Shullazi. Për këtë jam duke folur.

Lulzim Basha: Ashtu erdhën rrethanat dhe pas diskutimeve që kemi pasur, është vendosur që Berisha të dilte në konferencë dhe të denonconte ngjarjen, ndërkohë që deputetët më pas të tregonin vendosmërinë e forcës sonë politike përmes deklaratave.

Jozefina Topalli: Unë po ju kërkoj për të disatën herë të ngrini partinë dhe të dalim në protesta. Nuk ka rrugë tjetër. E kam thënë publikisht edhe para se të vija në mbledhje, është totalisht e paimagjinueshme që të arrijë puna sa të kërcënohen edhe profesoratet. Ne protestën kemi si instrument, ndërkohë që vazhdojmë betejën në Parlament. Njerëzit s’kanë shpresë dhe vendi po shkon drejt një rrokullisjeje të paimagjinueshme. Partia duhet ngritur dhe njerëzit duhen thirrur në shesh, vetëm kështu mund të vijmë në pushtet.

(Berisha i bën me shenjë Topallit që të ndalë reagimet)

Lulzim Basha: Edhe për çështjen e protestave, ke pasaktësi, zonja Topalli. Në të gjithë vendin ka pasur në mënyrë konstante protesta. Megjithatë, unë nuk shoh të nevojshme që asnjëri prej deputetëve të Grupit Parlamentar të ketë nevojë që dikush të marrë bilbilin dhe të fërshëllejë që të kuptojë rolin e tij. Secili duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë sugjerime lidhur me zhvillimin e protestave apo takimeve me qytetarët në varësi të problematikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për Edi Ramën, sot është një ditë e bukur. Ja çfarë shkruan
PD apelon vendimin e KQZ: Ndaloi qytetarët për Referendumin e Parkut »
Article Logic
Execution time: 0.021690845489502
array(1) { ["section"]=> string(107) "zbardhet-debati-brenda-pd-se-topalli-llogari-bashes-berisha-i-semure-foli-per-shullazin-po-ti-i-plote-38228" }