Zbardhet debati, Gjin Gjoni sulmon ashpër Naçon: Vjen në mbledhje vetëm për emërime e shkarkime

Publikuar tek: politike, më 10:49 25-10-2015 Zbardhet debati, Gjin Gjoni sulmon ashpër Naçon: Vjen në mbledhje vetëm për emërime e shkarkime

Zbardhet procesverbali, debatet Çomo-Gjoni ku Çomo u largua nga seanca duke sjellë dështimin e mbledhjes së 12 tetorit. Gjyqtari Gjin Gjoni sipas debatit që sjell Shqip, ka sulmuar ashpër ministrin e Drejtësisë dhe kreun e Gjykatës së Lartë për shkak të mungesës së tyre në mbledhjen e KLD-së më 12 tetor.

Sokol Çomo: Në shenjë proteste ndaj mospjesëmarrjes së një pjese të konsiderueshme të anëtarëve në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të sensibilizuar që në të ardhmen të jepet vëmendja e nevojshme. Veprimi im është thjesh sensibilizues. Vetë pertsonalisht kam qnë tepër korrekt. Kam qenë në orarin e caktuar, në ditën e caktuar dhe kam marrë masa që mos mungoj asnjëherë në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pa një shkak dhe për të realizuarkëtë sensibilizim po bëj një veprim personal duke u larguar nga mbledhja. Punë të mbarë!

(Çomo largohet nga salla e mbledhjes)

Bujar Nishani: Po, zoti Gjoni.

Gjin Gjoni: Meqënëse kuorumi ka rënë, unë them që të ketë 10-15 minuta ushim në mënyrë që të njoftohen shkaqet dhe të rifillojmë mbledhjen në rast se anëtarët e tjerë mund të paraqiten. Kjo protestë e zotit ♀8omo ëhstë individuale. Më vjen keq që zoti Çomo largohet në mënyrë të tillë nga mbledhjet e Këshillit pasi s’më duket normale...

Ashtu siç edhe gjithë të tjerët, edhe unë i bëj thirrje kryetarit të Gjykatës së Lartë që të jetë më korrekt në mbledhjet e KLD, edhe ministrit të Drejtësisë që nuk vjen fare në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se si duket duhet që rendi i ditës të mbingarkohet me emërime ose me shkarkime që njerëzit të jenë prezentë për interesa klienteliste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “10 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama”
Vasili i jep fund debateve: Ja çfarë janë “impulset e reja” për LSI dhe ironia me gazetaren »
Article Logic
Execution time: 0.015710115432739
array(1) { ["section"]=> string(99) "zbardhet-debati-gjin-gjoni-sulmon-ashper-nacon-vjen-ne-mbledhje-vetem-per-emerime-e-shkarkime-23920" }