Zbardhet debati në Partinë Socialiste, Blushi flet për shkelje të statutit. I plotë raporti që deputeti u dorëzoi në tryezë socialistëve

Publikuar tek: politike, më 15:34 08-02-2016 Zbardhet debati në Partinë Socialiste, Blushi flet për shkelje të statutit. I plotë raporti që deputeti u dorëzoi në tryezë socialistëve

Zbardhen pikat se ku është shkelur statuti i Partisë Socialiste, sipas deputetit Ben Blushi. Sot Blushi qe i pranishëm në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së së bashku me ministrat e qeverisë, ku thuajse qe nga të vetmit që kundërshtoi dhe ngriti zërin për padrejtësinë që po u bëhet socialistëve.

Newsbomb.al zbardh shkeljet, të cilat Blushi ua ka përplasur në tavolinë gjithë socialistëve.

‘’Po shkelet norma e zgjedhjeve per kryetarin e PS pasi ne Kongresin e pritshem te dates 19 mars nuk po pranohen kandidaturat konkurruese me justifikimin se ky vendim do ti lihet ne diskrecion vete Kongresit i cili sipas statutit nuk ka te drejte te vendose nese do kete zgjedhje apo jo.Kongresi ka te drejte te administroje kandidaturat dhe te caktoje daten e zgjedhjeve sipas parimit nje antar nje vote.

Eshte shkelur sistematikisht simbolika perfaqesuese e PS duke ndryshuar here pas here ngjyrat, stemen dhe flamurin. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore ngjyra e PS ishte lejla dhe flamuri i saj nuk u perdor ne asnje rast. Eshte shkelur parimi i kufizimit kohor te mandateve pasi zgjedhjet e fundit per kryetar te bashkise jane bere per here te fundit ne vitin 2011 duke e zgjatur mandatin ne 5 vjet pa asnje justifikim. ’’, veçon ndër të tjera Blushi.

Meqenese  ditet e fundit jam perfshire ne nje debat lidhur me domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe legjitime ne PS. Meqenese qysh prej tetorit 2009 nuk zhvillohen zgjedhje per kryetarin e PS dhe pothuajse te gjitha forumeve te saj u ka skaduar mandati.

Meqenese  pikpamjet e mia per leximin e statutit dhe zbatimin e tij kane hasur ne kundershtime te paarsyeshme, improvizuese dhe antistatutore. Meqenese  konstatoj se gjate viteve te fundit Statuti, fryma e Kushtetutes dhe Ligji per Partite Politike jane cenuar rende dhe ne menyre te perseritur.  Meqenese  ndryshimet e pritshme statutore nuk mund te kene fuqi prapavepruese çka, nese do miratoheshin, do ta thellonin anarkine organizative te Partise Socialiste.

Meqenese  jam i bindur se shkeljet e gati nje te tretes se neneve te statutit te PS nuk kane ndodhur per shkaqe te perligjura dhe te justifikuara, por vetem per shkaqe personale.

Meqenese  Partise Socialiste po i imponohet nje rruge qe demton parimet themelore te kolegjialitetit, barazise se anetareve, mbledhjes periodike, kufizimit kohor te mandateve, papajtueshmerise se mandateve, zgjedhjeve te lira, transparences se financimeve dhe detyrimit per llogaridhenie.

Meqenese  jam i vendosur te mbroj me çdo kusht dhe me çdo cmim normat dhe vendimet qe kemi marre bashkarisht.

Me besimin se debatet ne nje parti serioze, te hapur dhe kushtetuese disiplinohen me rregulla dhe kundershtite zgjidhen me votim te lire statutor.  Me shpresen se ne Partine Socialiste ka ende njerez te arsyeshem qe duan te rregullojne marredheniet mes tyre ne menyre demokratike dhe te normuar.

Me synimin per te modernizuar Partine Socialiste dhe per ta kthyer ne nje organizate qe respekton,degjon dhe frymezon antaret e saj. Me qellimin per ta kthyer Partine Socialiste ne nje model lirie qe emancipon shoqerine tone pa cenuar pavaresine, mendimin dhe besimin e askujt. Me bindjen se Shqiperia nuk ka qene dhe nuk mund te jete nje demokraci e perparuar per sa kohe qe partite politike nuk jane demokratike,  

Po ju bej me dije shkeljet qe i jane bere Statutit, frymes se Kushtetutes dhe Ligjit per Partite Politike’’, u ka thënë socialistëve në mbledhje Blushi.

{gallery}Statuti{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Ka shkelje të rënda të statutit. Kam mbështetjen e shumë deputetëve në garën për kreun e PS
Pas mbledhjes së PS flasin Gjylameti e Ahmetaj, vendimi për zgjedhjet e kryetarit: Kompetenca do t’i kalojë Kongresit »
Article Logic
Execution time: 0.022045850753784
array(1) { ["section"]=> string(140) "zbardhet-debati-ne-partine-socialiste-blushi-flet-per-shkelje-te-statutit-i-plote-raporti-qe-deputeti-u-dorezoi-ne-tryeze-socialisteve-32051" }