Zbardhet debati në PS pa praninë e Ramës, Fino: LSI nuk pyet për konkurse. Përplaset Arta Dade me Milena Hariton

Publikuar tek: politike, më 07:51 17-11-2015 Zbardhet debati në PS pa praninë e Ramës, Fino: LSI nuk pyet për konkurse. Përplaset Arta Dade me Milena Hariton Nga mbledhjet e meparshme te grupit parlamentar te PS

Zbardhet mbledhja e djeshme në grupin Parlamentar të PS e cila u zhvilluar pa praninë e kryeministrit Rama. Deputetët socialistë kanë qenë kritikë për nivelin e ulët të administratës veçanërisht asaj tatimore dhe doganore  që sipas tyre vijon të dominohet nga emërimet e bëra nga PD.

Deputeti Bashkim Fino ka qenë kritik për këtë me ministrat socialistë të cilëve u ka thënë se nuk përfillen nga drejtorët e tyre. “LSI-ja punëson njërëzit e saj, në merremi me konkurse”, ka thënë Fino në debatin ku janë përplasur deputetja Arta Dade dhe ministrja  Milena Harito.

“Kjo nuk është administrata që na duhet dhe na shërben për këto reforma. Por unë duhet të them që në fillim se këtu në mbledhje duhet të kishin ardhur drejtorët dhe jo ministrat. Kam frikë se drejtorët nuk ju pyesin fare sa u takon punësimeve. Janë ata që bëjnë ligjin atje me punësimet ndërsa ne zbatojmë konkurset rregullat dhe tregojmë ligjin e DAP-it. LSI-ja punëson njërëzit e saj, në merremi me konkurse”, ka thënë Fino në debatin e sjellë nga Panorama.

Arta Dade: Duket se ka një problem me administratën. Nuk miratojmë reforma dhe ligje, në fund është administrata ajo që i zbaton ato. Unë di që ka zvarritje të mëdha me konkurset e rekrutimit për në administratën publike. Çfarë konkursesh janë këto që nuk ka fitues? Si ëhstë puna me konkurset e Departamentit të Administratës Publike? Unë di që edhe kur i fitojnë konkurset  duan mbi 9 muaj njerëzit që të fillojnë punën për pozicionin ku kanë konkuruar.

Milena Harito: Punësimet në administratën publike janë bërë vetëm mbi bazën e meritokracisë e cila ëhstë e përcaktuar në konkurset transparente që kemi zhvilluar. Këtë praktikë ligjore e kemi ndjekur në të gjitha rastet dhe nuk kemi aplikuar punësime nga njohjet e deputetëve.

Bashkim Fino: Kjo nuk është administrata që na duhet dhe na shërben për këto reforma. Por unë duhet të them që në fillim se këtu në mbledhje duhet të kishin ardhur drejtorët dhe jo ministrat. Kam frikë se drejtorët nuk ju pyesin fare sa u takon punësimeve. Janë ata që bëjnë ligjin atje me punësimet ndërsa ne zbatojmë konkurset rregullat dhe tregojmë ligjin e DAP-it. LSI-ja punëson njërëzit e saj, në merremi me konkurse. Kjo padyshim krijon dhe do krijojë kosto. Kjo administratë është përgjegjëse që edhe pse kemi dy vjet që qeverisim i pamë numrin e madh të bizneseve që të ulnin qepenat se kishin punuar edhe gjatë kësaj periudhe pa dokumente, ishin të paregjistruar. Kanë përgjegjësi këta tatimorë dhe pse i kanë toleruar?

Harito: Jua thashë edhe më lart që për pozicionet që kanë statusin e nënpunësit civil, e vetmja procedurë që kemi ndjekur janë vetëm konkurset dhe asnjë anashkalim i Departamentit të Administratës Publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Status për status, Rama i përgjigjet Bashës: Ngelësin s’e kopjon kush, vazhdo gërrhitu i qetë
Meta bashkë me Veliajn. Të dy përkujtojnë Çlirimin e Tiranës. Veliaj: S’është e majtë e djathtë, secili bën zgjedhjen e vet »
Article Logic
Execution time: 0.021917819976807
array(1) { ["section"]=> string(115) "zbardhet-debati-ne-ps-pa-pranine-e-rames-fino-lsi-nuk-pyet-per-konkurse-perplaset-arta-dade-me-milena-hariton-25596" }