Zbardhet debati sekret, Braho: Ataturku ka drejtuar Turqinë duke qenë tapë, njërit psh.ia jep doktori. Halimi: Ja për kë dyshojmë se përdor

Publikuar tek: politike, më 07:43 24-11-2015 Zbardhet debati sekret, Braho: Ataturku ka drejtuar Turqinë duke qenë tapë, njërit psh.ia jep doktori. Halimi: Ja për kë dyshojmë se përdor

Debat me dyer të mbyllura, jashtë kamerave, në Komisionin e Dekriminalizimit. Testi i drogës është rrëzuar me 4 vota kundër të shumicës dhe 3 vota pro të pakicës. Po çfarë u tha në Komision? Ky është debati sjellë përmes dialogjesh nga Panorama.

Spartak Braho: Përdorimi i substancave narkotike përbën kusht pengues themi ne. Çfarë përfshihen te substancat narkotike?

Oerd Bylykbashi: unë besoj se ka ligj...

Braho: Nuk kemi substanca narkotike të lejuara

Bylykbashi: Ne kemi ligj i cili përcakton se cilat janë substanca narkotike që janë të ndaluara dhe për këtë arsye përfundon në burg

Braho: Le ta themi, unë jam kundër

Bylykbashi: Kundër kujt?

Braho: Jam kundër kësaj dispozite. Kur të vijë puna, në qoftë se njëri merr drogë se ia jep doktori...

Bylykbashi: Ju lutem, të bëjmë një diskutim në lidhje me këtë çështje. Kjo ishte pyetja, nëse ëhstë me kupon tatimor është në rregull

Taulan Balla: Unë mendoj që ta kalojmë në voytim këtë nen. Ju e dini pozicionin tonë, ne e dimë pozicionin tuaj. Sigurisht procedura parlamentare e ndihmon mirë këtë. Do të jetë në relacion si pjesa e mendimit të pakicës dhe mendimit të shumicës. Kështu që ne katër anëtarët tonë jemi...

Bylykbashi: Kush ka për të diskutuar në lidhje me këtë nen?

Balla: Ju prezantimin tuaj në lidhje me këtë çështje e keni bërë, kështu që duhet ta mbyllim

Eduard Halimi: Ne kemi dyshime se kryeministri dhe ministrat përdorin lëndë narkotike. Ky ëhstë pretendim i ngritur nga Partia Demokratike. PD ka deklaruar nëpërmjet kryetarit të saj e nëpërmjet deputetëve që, nëse kjo nuk del,, do t’i kërkojë falje publike kryeministrit dhe Partisë Socialiste

Braho: Tani të mos e prishim këtë frymë. Nuk kam asgjë me atë që thatë ju e kam me Halimin. Ne nuk mundet që në komision të3 shprehim akuza apo dyshime për persona të veçantë, qoftë ky kryeministri apo ministrat, sepse ashtu siç mund të keni ju akuza për persona të veçantë, mund të them edhe unë disa emra  matanë që dyshoj se filani apo filani përdor drogë.

Kështu që ta lemë këtë histori.

Bylykbashi: Besoj se pozicionet janë të qarta

Braho: Faktikisht, është shumë racionale që tëre kjo dispozitë ka të bëjë me faktin kur titullarët shkelin ligjin janë të detyruar të penalizohen. Po a e dini se Ataturku e ka drejtuar për 20 vjet Turqinë, duke u bërë tapë çdo ditë? E para...

Bylykbashi: Fillimi i shekullit xx. Mund të na krijohet ndonjë incident aty.

Braho: E dyta, po sikur unë të propozoj një dispozitë që krahas ndalimit të substancave të lëndëve narkotike të shtojmë edhe kontrollin për statusin mendor. Dakort jeni ju?

Bylkykbashi: Kushtetuta i ka elementët se si sillen dhe nuk kemi pse t'ja shtojmë asaj ato që s’i ka

Braho: Gjysma dalin të çmendur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashi dhe Balla në një zë: Shtyhet miratimi i “dekriminalizimit”, kërkohen konsultime
Veliaj nis me themel pastrimin: Tonelata të tëra qese e shishe në kanale nuk i hedh hasmi »
Article Logic
Execution time: 0.019208192825317
array(1) { ["section"]=> string(140) "zbardhet-debati-sekret-braho-ataturku-ka-drejtuar-turqine-duke-qene-tape-njerit-psh-ia-jep-doktori-halimi-ja-per-ke-dyshojme-se-perdor-26141" }