Zbardhet debati, Selami i shqetësuar i drejtohet Berishës dhe Bashës: 1 orë në pritje të ardhjes suaj…Bëni deklarata personale dhe thoni se janë të partisë

Publikuar tek: politike, më 08:15 11-02-2016 Zbardhet debati, Selami i shqetësuar i drejtohet Berishës dhe Bashës: 1 orë në pritje të ardhjes suaj…Bëni deklarata personale dhe thoni se janë të partisë Eduard Selami, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Zbardhet debati pas dyerve të mbyllura të Partisë Demookratike. Eduard Selami, një nga themeluesit e partisë, i rikthyer pas disa viteve në Amerikë ka shfaqur shqetësimin e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.  “Po merrni vendime personale!’’, mësohet t’u ketë thënë Selami. Debati është zbardhur nga gazeta ‘’Panorama’’.

DEBATI I PLOTË

Berisha: Të nderuar deputetë, për të qenë sa më transparent me secilin prej jush, do të doja që të bëja të qarta të gjitha diskutimet që kemi bërë me aleatët tanë për çështjen e Byrosë së Hetimit. Bashkë me kryetarin e partisëm zotin Basha, kemi qenë në takime intensive këto ditë me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, por njëkohësisht edhe me dy ambasadorët e nderuar, zotin Donald Lu dhe ambasadoern e BE-së, zonjën Romana Vlahutin. Në këto takime kemi marrë mbështetje absolute, dua të theksoj absolute, nga të gjithë se jemi në rrugën e drejtë me qëndrimet e mbajtura si opozitë edhe për çështjen e Byrosë së Hetimit, edhe për Reformën në Drejtësi. Me ambasadorët Lu dhe Vlahutin kemi pasur edhe një drekë pak kohë më parë, në të cilën kemi qenë konsistentë me qëndrimet tona për këto çështje. Unë personalisht i kam shprehur ambasadorit Donald Lu rezervat e mia në lidhje me formën e propozuar nga maxhoranca për funksionimin e Byrosë së Hetimit. Ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta pranojmë një Byro që është nën drejtimin politik të Edi Ramës. Këtë qëndrim do ta shprehim edhe ditën e nesërme në Parlament. Ne do t’u qëndrojmë strict rekomandimeve që do të bëjë Komisioni i Venecias. Pasi të kenë ardhur vërejtjet, do të kemi shumë më pak diskutime në lidhje me këtë çështje. Edhe në bisedat që kemi pasur me ambasadorin amerikan na është dhënë mbështetja se organi i Byrosë së Hetimit mund të funksionojë në mënyrë të pavarur vetëm nëse do të jenë në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm.

Selami: Zoti Basha, nëse mundem.

Basha: Po, patjetër.

Selami: Fillimisht, dua t’ju kërkoj diçka që është parimore dhe nuk është aspak etike. Ne deputetët e grupit parlamentar njoftohemi nga sekretaritë përkatëse për një orar dhe të gjithë lëmë çdo impenjim për të qenë pjesë e mbledhjes. Nuk e shoh aspak normale që të rrimë 30 minuta, ndoshta edhe 1 orë në pritje të ardhjes suaj. Do të ishte më korrekte të shtynit mbledhjen në një orar tjetër, sesa i gjithë grupi parlamentar të jetë në pritje të vazhdueshme. Ndërkohë që, në radhë të dytë, dhe çfarë është më e rëndësishmja, kam vërejtje sa i takon funksionimit të raportit që ju si kryetar keni me grupin parlamentar. E dëgjova me vëmendje gjithçka që tha zoti Berisha dhe më duket anormale që unë, por edhe kolegët e mi të informohemi vetëm sot. Ju shpesh dilni, bëni deklrata publike ku për vendime personale deklaroni se janë qëndrime të Partisë Demokratike. Kjo është e padrejtë. Reforma në Drejtësi dhe Byroja e Hetimit janë çështje që padiskutim kërkojnë një vendimarrje të përbashkët me grupin parlamentar. Ju e dini shumë mirë se si gabuam, duke funksionuar në të njëjtën formë me Reformën Territoriale, e cila nuk u konsultua me të gjithë dhe i pamë pasojat që kishet në zgjedhjet lokale.

Spaho: Nuk i shoh si të nevojshme këto komente, zoti Selami, tjetër gjë jemi duke diskutuar.

Selami: Duke na mbajtur të informuar, kemi më shumë mudnësi të jemi në veprim dhe të lobojmë të gjithë si deputetë me aktorët vendas, por edhe të huaj për të çuar drejt një zgjidhjeje që përfshin edhe opozitën. Deklaratat e DP-së I kam parë të paqarta dhe të lëkundura ditët e fundit dhe kjo vjen për shkak se vendimet nuk konsultohen, por thjesht bëhen publike.

Imami: Është e vërtetë, edhe forumet duhej të ishin përfshirë më tepër.

Basha: Zoti Selami, e vlerësoj vërejtjen tuaj, por duhet të kuptojmë se vonesat jo gjithmonë janë në dorën time. Unë si kryetar, ulem në tryezën e mbledhjes në një kohë që kanë ardhur të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar, sepse nuk ka sens të fillojmë dhe të hyjmë më pas njëri pas tjetërit. Humb rrjedha e bisedës, humb vijueshmëria e diskutimit. Impenjimi i disa kolegëve në komisionet parlamentare është bërë shkak jo në pak raste për vonesat në mbledhje. Për çështjen e kontrobuteve, besoj se nuk është nevoja që t’jua kërkoj unë, gjithsecili duhet të kryejë funksionin e tij si opozitar.

Berisha: Dua ta sqaroj edhe njëherë këtë gjë. Zoti Selami, diskutimi i sotëm për këto çështje ishte pikërisht për të sqaruar negociatat që ne kemi kryer me aleatët tanë. Kryetari i partisë Zoti Basha ka bërë dhe vazhdon të bëjë përpjekjet maksimale që kërkesat e opozitës të zbatohen. Më lejo të të shpreh  edh enjë vlerësim që zoti Knut Flenckenstein i ka bërë gjatë takimit të zhvilluar me zotin Basha. Eurodeputeti i ka thënë zotit Basha se edhe unë nëse do të isha në vendin tuaj, të njëjtën gjë do të kisha bërë. Po bëni përpjekjet maksimale për të arritur drejt një zgjidhje konsensuale dhe që respekton rekomandimet e Venecias.

Basha: Qëndrimet tona kanë qenë të hapura dhe koherente me zhvillimet. Së bashku me përfaqësuesit e SHBA-ve, e kemi konceptuar Byronë si një Task-Forcë permanente, ose më saktë një instrument të përhershëm të Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore që do të hetojë korrupsionin në nivelet e larta. Kjo është e vetmja tezë që ne pranojmë, pasi vetëm kjo u referohet rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Propozimet që miratojnë në mbledhje qeverie, t’i mbajnë për vete. Ne s’pranojmë byro nën drejtimin e Siamir Tahirit. Ndërkohë në mënyrë më të detajuar për mënyrën e funksionimit të Byrosë së Hetimit do të jetë Oerdi ai që do ta shpjegojë. Duke ju kërkuar ndjesë, mua më duhet të lëviz pasi jam në një takim me një zyrtar të lartë, mbledhjen do ta drejtojë zoti Spaho (Basha largohet).

Bylykbashi: Pavarësisht se ende nuk e kemi lexuar të zbardhur vendimin e qeverisë, ajo që duhet të kemi të qartë është se një byro hetimi në varësi të Tahirit nuk është asgjë tjetër veçse një instrument goditës për opozitën në duart e Ramës.

Imami: Unë Oerdin e kam dëgjuar. Nuk e shoh të arsyeshme pse duhet të vazhdojë kjo mbledhje në një kohë që kryetari është larguar. Kryetari i grupit nuk është, ndaj është e kotë që të vazhdojmë diskutimet (Imami largohet).

Topalli: nuk ka kuptim të vazhdojmë, mbledhjen duhet ta drejtojë kryetari.

Berisha: Jozefina, qëndro më mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodheli në samitin e NATO-s: Rritja e buxhetit do përdoret për modernizimin e FA
Vlahutin u kujton zyrtarëve shqiptarë që të mos abuzojnë: Përdoreni si duhet mbështetjen e BE-së! »
Article Logic
Execution time: 0.025882959365845
array(1) { ["section"]=> string(159) "zbardhet-debati-selami-i-shqetesuar-i-drejtohet-berishes-dhe-bashes-1-ore-ne-pritje-te-ardhjes-suaj-beni-deklarata-personale-dhe-thoni-se-jane-te-partise-32277" }