Zbardhet drafti i ekspertëve të lartë për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 18:39 12-01-2016 Zbardhet drafti i ekspertëve të lartë për Reformën në Drejtësi

Drafti i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë parashikon që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtare, tre prej të cilëve të emërohen nga Presidenti, 3 anëtarë të tjerë të emërohen nga Kuvendit dhe 3 anëtarë të tjerë nga mbledhja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative.

Në draft thuhet se anëtarët nga Presidenti dhe Kuvendi zgjidhen nga lista e Këshillit të Emërimeve. Këto ndryshime i përkasin nenit 125 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndërsa në draftin e ekspertëve teknikë thuhet se KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët 6 janë gjyqtarë dhe 5 jo gjykatës. Në draft parashikohet se Këshilli i Drejtësisë funksionon nën kujdesin e Presidentit. Anëtarë të Këshillit të Drejtësisë do jenë Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në draft thuhet se anëtari i Gjykatës Kushteuese nuk duhet të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe të mos ushtrojë asnjë aktivitet tjetër. Ndërsa anëtarët e kësaj gjykate merren nga lista e KED.

Ndryshimi në nenin 139 parashikon mandat 9 vjeçar për anëtarët e Gjykatës së Apelit. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga Kuvendi me 3/5.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Makina e Konsullatës Shqiptare në Itali e dyshuar për transport lëndësh narkotike”, deputeti: Më kanë kërcënuar pas denoncimit
PD reagon kundër Top-Channel: Po dëshmojnë servilizëm të verbër ndaj Edi Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.021435022354126
array(1) { ["section"]=> string(68) "zbardhet-drafti-i-eksperteve-te-larte-per-reformen-ne-drejtesi-29821" }